Aktivitete kulturore – simbolizim me përkujtimin e ashura-së
Sot në Prishtinë, Gjakovë, Rahovec, Junik, Prizren, Suharekë e shumë qytete tjera të Kosovës, Instituti Kërkimor Ndërkombëtarë “ NAIM FRASHËRI” ka organizuar aktivitet vetëdijësues duke promovuar vlerat e vërteta të EHLI BEJTIT përmes revistës VLERA e cila është projekt afatgjatë në kuadër të këtij Instituti.
“Redaksia e revistës VLERA me plan programin e saj veprues, i ndjek të gjitha festat kombëtare dhe fetare qofshin ato Islame apo të krishtere, kështu që kësaj radhë stafi i redaksisë VLERA e ka parë të udhës që këtë numër t’ia përkushtojë “Përkujtimit Tradicional dhe Fetarë të Ashuras “ prandaj edhe top temat e këtij numri të VLERA-së janë kryesisht nga raportuari i veprave të Naim Bej Frashërit, që ka shkrua për Qerbelanë dhe Ashuran si dhe tema të ndryshme nga studiues mysliman dhe jomysliman.” na kumton kryeredaktorja e kësaj reviste znj. Ikballe Berisha Huduti,
Aktiviteti është kryer brenda një dite, ku janë dhuruar nga 50 revista VLERA falas pothuajse të gjitha teqeve të Kosovës së bashku me disa libra tjera me përmbajtje islame .
Më gjerësisht për revistën VLERA në