SHBA-ja dhe Gyleni kanë vendos që Erdoganin ta rrëzojnë
Që nga dhjetori i vitit 2013 kriza e cila po zgjat në Turqi ka sjell në pozitë më të rëndë Rexhep Tajjib Erdoganin dhe partinë e tij AKP-në që nga fund viti i 2002 kur kanë ardhur në pushtet. Protestat, arrestimet, dorëheqjet, ndërrimi i kuadrove policor, kanë ndodhur në 3 javët e kaluara, dhe sipas të gjitha gjasave pas këtyre qëndron Fetullah Gyleni dhe lëvizja e tij Hizmet.
Para kësaj, të përkujtojmë se Erdogani ka bërë disa”hapa të gabuara” nga të cilët do të nënvizojmë tregtinë me Iranin, me ç’rast naftën e ka paguar me arë, blerja e sistemeve kundërajrore FD-2000 nga kompania kineze e cila është nën sanksionet amerikane dhe afrimi i tij Organizatës së Shangait në të cilin dominojnë Rusia dhe Kina.
Kah mesi i dhjetorit për shkak të akuzave për korrupsion ka filluar vlugu i arrestimeve me ç’rast me dhjetëra persona kanë qenë nga kreu i partisë së Erdoganit, AKP-ja, në mesin e tyre edhe djali i ministrit të mbrojtjes së ambientit. Me 21 dhjetor 2013 janë arrestuar edhe 16 persona, në mesin e tyre edhe drejtori i Halk Bankës (një bankë e administratës publike), si dhe djemtë e ministrit të punëve të brendshme dhe të ekonomisë. Qeveria më vonë i ndërroi dhe i largoi kuadrot policore ”jobesnik”, ndërsa jurisprudenca iu përgjigj në atë mënyrë që shfuqizoi dekretin sipas së cilës hetuesit policor janë të obliguar në mënyrë preventive të lajmërojnë qeverinë para përfundimit të hetimit lidhur me procedurat të cilët janë duke vazhduar.
Prokurori kryesor shtetëror ka akuzuar policinë se të dyshuarve ka dhënë shumë më tepër kohë, që të mund të fshehin gjurmë, ndërsa të dyshuarit mbrohen se nuk kanë bërë kurrgjë të keqe. Ushtria ka deklaruar se nuk do të përzihet, porse ka kërkuar revidimin e procesit gjyqësor kundër ushtarakëve për tentim grushtet, kërkesë të cilën Erdogani e ka pranuar. Pas kësaj kanë pasuar dorëheqjet e ministrave, djemtë e të cilëve ishin përfshirë në hetim, si dhe ndërrimi i 10 ministrave të kabinetit aktual qeverisës të Erdoganit, dhe në fund dorëheqja e tri deputetëve të partisë së AKP-së të cilit ishin të njohur për qëndrimet e tyre”liberale”, duke akuzuar partinë e AKP-së se “u bë strehë e korrupsionit”. Sot në Turqi , krahas ndjekjes së politikanëve të korruptuar, ekonomia dhe financat janë duke përjetuar ditët më të zeza në dekadën e fundit. Indeksat e borsave janë duke përjetuar minimumin historik të tyre, ndërsa lira turke është në rrënje të sipër ndaj dollarit pa marrë parasysh injektimet financiare, shumës së madhe të të hollave të cilët i emeton Banka Qendrore në përpjekje për të shpëtuar valutën nacionale. Duhet theksuar se Turqia mbështetet në kapitalin e huaj, që të mund të financojë deficitin e shpenzimeve vijuese të cilën në këtë moment janë 7,5% të GDP-së së Turqisë.
Politika monetare e FED-it amerikan, i cili e ka kufizuar blerjen e letrave me vlere të huaj, ka filluar të rrezikojë Ankaranë. Spekulimet financiare me lirën turke dhe veprimi i rezervave Federale amerikane do të ishin ata ,të cilin Erdogani ka menduar kur i ka akuzuar” lobitë e shkallëve kamator”, e mbi të gjitha, edhe Halk Banka, e cila është e përfshirë me hetim, është shenja që në sulm janë financat publike dhe marrëdhëniet e Turqisë me Iranin, me ç’rast tërë tregtinë bilaterale e ka udhëhequr kjo bankë.
Në konfliktin tradicional në mes gjyqësorit dhe ushtrisë, nga njëra anë, dhe politikanëve nga ana tjetër, sipas të gjitha gjasave janë përfshirë edhe faktorët e jashtëm, dhe se për Turqinë do të ishte befasuese po të mos ishte ashtu. Akuzat për korrupsion ndoshta nuk janë të pabaza, porse është e vërtetë se është fjala për persekutim selektiv me shënjestër të caktuar.
Javorja Eurasia shkruan se përfaqësuesi parlamentar i AKP-së Mehmet Metiner në intervistën e dhënë për shtypin iranian ka paraqitur akuza të qarta:”me 17 dhjetor ka qenë dashtë të kënaqen kërkesat e SHBA-ve dhe lëvizjes së Gylenit, kurse shkaku kryesor ishin marrëdhëniet e Turqisë dhe Iranit”. Një tjetër deputet i partisë në pushtet, AKP-së, Salih Kapusuz ka folur për “forcat e padukshme përtej Atlantikut” dhe sipas të gjitha gjasave ka të bëjë me rolin e Gylenit i cili jeton për momentin në Filadelfi dhe paraqet një lloj modeli properëndimor pseudo-islam të cilin perëndimi e shfrytëzon për qëllime gjeopolitike.
Disa media turke kanë përcjell këto kritika dërguar aleatit amerikan, duke theksuar rolin shumë të çuditshëm të ambasadorit amerikan në Ankara, Francis J. Ricciardon, të cilin kryeministri Erdogan( pa e cituar emrin e tij), e ka akuzuar për”rolin e provokatorit” tek disa diplomat të cilit rrezikojnë dëbimin nga Turqia. Për çfarë atëherë duhet ndërruar regjimin në shtetin aleat e cila gjithherë ka qenë besnike interesave të Washingtonit, madje edhe në aventurën katastrofike siriane. Konflikti në mes Erdoganit dhe partisë së AKP-së me perëndimin, nuk është nga dje, që mund të shihej edhe gjatë protestave në sheshin Taksim gjatë verës së kaluar në Turqi, kur elita intelektuale, politike dhe financiare ka drejtuar gishtin në Erdoganin dhe modelin e tij diktatorial të udhëheqjes me pushtet në vend, që është e vërtet, por në fund të fundit është e sigurt se ekzistojnë edhe diktaturat më të mëdha të cilët janë aleat amerikan dhe asnjëherë atyre nuk ju mëveshët një gjë të tillë.
Mund të thuhet se flitet për paralajmërimin të gjithë atyre që me Turqinë mund të bisedojnë dhe të bëjnë marrëveshje lidhur me çështjet ushtarake strategjike pa marrë sinjalin e gjelbër nga State Departmenti amerikan. Me 27 nëntor 2013 Turqia dhe Irani kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët e cila shumë veta i ka befasuar, fjala është marrëveshjen me të cilët thirret ndërprerja e armiqësisë në mes palëve luftuese në Siri.
Deklaratën e përbashkët e kanë nënshkruar ministri turk i punëve të jashtme Ahmet Davutoglu dhe kolegu i tij iranian Muhamed Zarif.
Sa mund të ketë kjo ndikim në situatën në Siri, për këtë mund të diskutohet, por vet fakti se Ankaraja ka filluar të udhëheq, sipas mendimit të Washingtonit, politikën” e tepërt të pavarur”, është arsye e mjaftueshme për heqjen e Rexhep Tajjib Erdoganit nga pushteti.
Erdogani thotë se izraelitët dhe aleatët e tij të NATO-së duan të destabilizojnë Turqinë. Sigurisht, ai kurrë nuk ka thënë në mënyrë të hapur, por ka dërguar mesazhin e qartë. Nga qershori i vitit të kaluar Erdogani përsërit se trazirat në Turqi janë vepër e “lobive të interesit” “të bashkësisë ndërkombëtare dhe kolaboracionistëve vendor”. Sot, ai akuzon”lobin bankar ndërkombëtar të cilin e drejton Izraeli dhe marionetat e tij turk”. Para ca kohe Erdogani publikisht e akuzoi lëvizjen e Gylenit e cila është duke udhëheq ” shtetin brenda shtetit”, duke i quajtur agjentët kyç të CIA-së të oligarkisë ndërkombëtare financiare.
Lobi bankar ndërkombëtar i përgjigjet thirrjeve të Erdoganit me retorikën e tyre të zakonshme, duke e shpallur teoricienë i komplotit, si dhe duke i dyfishuar kamatat në letrat me vlerë të Turqisë, duke e shkatërruar ekonominë turke. Mediat, shpifin për Erdoganin, e arsyet i kanë të shumta, dhe në këto rrethana nuk është vështirë të nxjerrsh njerëzit në rrugë, por është se ato karakterizohen me”demonstrata te qeta” karakteristike për revolucionet e ngjyrosura të cilëve këtyre viteve janë parë në Egjipt dhe shumë shtete tjera.
Erdogani e ka mbështetur kohë më parë edhe:” të drejtën e Iranit për të zhvilluar programin e energjisë nukleare për qëllime paqësore” si dhe Turqia ka votuar kundër Rezolutës së Këshillit të Sigurimit për vënien e sanksioneve Iranit. Njashtu ka dërguar ndihmën humanitare me qëllim të thyerjes së bllokadës së Gazës. Kur izraelitët në mënyrë brutale vranë 9 aktivist paqësor turq dhe plagosën me dhjetëra tjerë, Turqia ka kërcënuar se do ta debllokojë bllokadën e Gazës me marinën ushtarake të saj. Atëkohë ka intervenuar aleanca e NATO-së dhe ka detyruar Erdoganin që të zmbrapset nga aksioni i tij, por ai ka kërkuar falje publike nga Izraeli dhe hetimin e OKB-së. Fetullah Gyleni atëherë u nda nga Erdogani dhe me 4 qershor 2010 Gyleni në Wall Street Journal e ka akuzuar Erdoganin, në lidhje me aktivistët turq të vrarë në anijen Mavi Marmara. Sipas Gylenit, bllokada gjenocidiale e Gazës, është shenjtëria të cilën nuk ka të drejtë askush të prek. Në të njëjtën kohë nisi “Pranvera Arabe” Gyleni dhe sponsorët e tij perëndimor kanë ushtruar presion në Erdoganin i cili përfshihet në përmbysjen e kolonel Gadafit.
Më vonë kyçet edhe në aleancën Miqtë e Sirisë në luftë në Siri. Shumë media e fajësojnë për përzierje në këto luftëra, sidomos në Siri, pasi që kjo aventurë në Siri ishte një dështim i madh. Erdogani kryesisht ka vepruar ashtu pasi që ka besuar në demokracinë islame( sipas recetës turke) dhe ka kundërshtuar sekularizmin, por është e vërtetë se nuk ka mund të përballojë presionin politik nga Izraeli dhe Perëndimi, sikurse edhe ndihmësit e tij vendor turk të cilët kanë angazhuar të gjitha fuqitë sektare në mes myslimanëve turk, për të minuar lidhjet e Erdoganit me Iranin. Po të ishte i mençur dhe po të kishte dashur, kryeministri turk nuk ka kapital të mjaftueshëm politik për të kundërshtuar Gylenin. Në vend të saj ka ra dakord të mbështet luftën në Siri dhe ashtu ka ra në kurthin e saj.
Në Washington dhe Tel Aviv është vendosur që Erdogani duhet të largohet, pasi që gradualisht me të vërtet do të mund të tërheq Turqinë larg kontrollit të tyre. Është e domosdoshme të ceket se Izraeli do të gjendej në probleme të mëdha në rast se Turqia, krahas Egjiptit në anën tjetër, do të mund të shndërrohen në shtete të forta.
Teoria e komplotit apo jo, është fakt se kryeministri turk Erdogan
“është pavarësuar shumë” dhe askush më mirë nga Gyleni nuk do të mund të kryejë më mirë për të larguar atë nga pushteti. Tani në vijim të sipër është edhe shembja e mitit për” mrekullinë ekonomike turke”, dhe prej Wall Streetit , duke marrë në konsideratë varshmërinë e Turqisë nga investitorët amerikan dhe të atyre të cilët caktojnë normat e kamatave në kreditë e letrave me vlerë të shtetit, do të mund të bëhej në disa javë. Pas kësajRexhep Tajjib Erdogani nuk ka më diç, që do të kishte mund të mbaj atë në pushtet.
Burimi: Advance, Eurasia, Monitor, Voltairenet, BFP.