Intifada e tretë ka filluar në Palestinë
Sionistët janë duke u përpjekur për të përdorur kaosin e krijuar nga fenomeni tekfirist në gjithë Lindjen e Mesme për të ndarë Xhaminë Al-Aksa ndërmjet muslimanëve dhe hebrenjve, por ata u takuan me rezistencën dhe tani, një intifada e tretë ka filluar tha Huxhat al-Islam Hussejni Bushehri.
Gjatë namazit të xhumasë, predikimi apo hytbeja e tij para një xhemati të madh me besimtarë të zjarrtë në Kum, Huxhat al-Islam Hussejni Bushehri tha se sionistët janë duke u përpjekur për të përdorur kaosin e krijuar nga fenomeni tekfirist në të gjithë Lindjen e Mesme për të ndarë Xhaminë Al-Aksa mes muslimanëve dhe hebrenjve, por ata u takuan me rezistencën dhe tani, një intifada e tretë ka filluar.
Me Mirësinë e Allahut, sionistët do të mposhten, tha ai.
Ai shprehu vlerësimin e tij për krijimin e një koalicioni të përbërë nga Rusia, Irani, Siria dhe Iraku, duke thënë se kur u formua koalicioni perëndimor kundër ISIS-it, në vend se të sulmonin Tekfiristët ata i furnizuan me armë.
Imami i Xhumasë i qyteti Kum të xhumanë tha se ” tani që Marrëveshje Bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 është miratuar, qeveria dhe parlamenti duhet të insistojnë në heqjen e sanksioneve. Ai gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve që të parandalojnë aftësinë e armiqve të ndikojnë tek ne dhe as që duhet lejojmë që Shtetet e Bashkuara për të gjetur një mënyrë që të ketë ndikim politik, ekonomik, social dhe kulturor në Iran.
Huxhat al-Islam Hussejni -Bushehri theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë marrë qëndrimin më armiqësor ndaj popullit iranian dhe tha se për aq kohë sa Shtetet e Bashkuar mbajnë qëndrimin e saj arrogant ndaj Iranit, Irani nuk do të ketë marrëdhënie me ta. Njerëzit janë të vetëdijshëm dhe zyrtarët duhet të jenë të vetëdijshëm në mënyrë që Shtetet e Bashkuara nuk mund të pranojnë, kuptojnë se ata nuk mund të ndikojnë në Iran, tha ai.
Hirësia e Tij gjithashtu i referohet fatkeqësisë tragjike në Mina duke thënë se kjo tragjedi që ndodhi gjatë Haxhit, me mijëratë viktima, vetëm njëra anë e e ngjarjes tragjike, kjo tregon pakujdesinë, pa aftësinë e Mbretërisë Saudite për dorëzimin e trupave të viktimave në vendet përkatëse është një çështje tjetër.
Disa nga trupat ishin varrosur në Arabinë Saudite dhe disa të tjerë u kthyen në vendet e tyre, deklaroi dijetari iranian.
Huxhat al-Islam Husejni-Bushehri theksoi se qeveria saudite duhet të ketë pasur largpamësi të mjaftueshme para se të pranojë dy milionë haxhinj. Ai shtoi se incidente të ngjashme kanë ndodhur në vitet e kaluara, gjatë gjuajtjes me guralec në mënyrë simbolike shejtanin.
Shkëlqesia e tij tha se Arabia Saudite është duke luftuar në tri fronte dhe dërgoi trupa me përvojë në fushën e betejës në vend që ata të jenë të pranishëm në ritualet e Haxhit. Mungesa e përgjegjësisë dhe llogaridhënies të qeverisë saudite ka shkaktuar shqetësim të madh në mesin e njerëzve dhe deri më tani, ata nuk ofrojnë as edhe ndonjë ngushëllim për viktimat e kësaj tragjedie.
Burimi: RASA