Iraku

Grupet tekfiriste ndjekin gjurmët e Jezidit

Shejh Fuad Kazim el-Mikdadi
Shejh Fuad Kazim el-Mikdadi

Një autoritet i lartë fetar irakian e krahason rrugën e terroristëve tekfiristë  me rrugën që ndoqi Jezid bin Muavija, tirani i shekullit të shtatë, që vrau Imam Hussejnin (a.s.)  dhe shokët e tij besnikë.

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve IQNA, Shejh Fuad Kazim el-Mikdadi  tha se grupet terroriste tekfiriste që derdhin gjakun e njerëzve të pafajshëm janë duke vazhduar të njëjtën rrugë që kishte  Jezidi.

Ai tha se Islami nuk justifikon asnjë prej krimeve të kryera nga tekfiristët,  duke përfshirë masakrimin e njerëzve dhe përdhosjen e vendeve të shenjta të fesë Islame.

Shejh Fuad Kazim el-Mikdadi  theksoi se mentaliteti dhe pikëpamjet e këtyre grupeve terroriste ”kanë origjinën nga injoranca Vehabiste”.

Ai tha se ideologjia e tyre dhe mendimi është e kundërta e lëvizjes së Imam Hussejnit (a.s.) që e paraqeti Islamin e vërtetë.

Sipas këtij autoriteti të lartë fetar, lëvizja e Imam Hussejnit (a.s.) është një model për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra.

Moderimi është themeli dhe boshti i Islamit, theksoi ai, duke thënë se kryengritja e Imam Hussejnit (a.s.) ishte gjithashtu një model i moderimit.

Ai tha se lëvizja e dëshmon se gjaku i njerëzve duhet të derdhet vetëm në rrugën e Zotit dhe në mbrojtje të njerëzimit dhe dinjitetit njerëzor.

Në vende të tjera, në fjalën e tij, Shejh el-Mikdadi tha se martirizimi i Imam Hussejnit (a.s.) në betejën e Qerbelasë ishte një mësim i thellë për të gjithë brezat që të ngrihen kundër padrejtësisë dhe shtypjes.

Ai vazhdoi të nxis dijetarët dhe predikuesit të promovojnë mësimet dhe tiparet e kryengritjes së Imam Hussejnit (a.s.)

Muslimanët shiitë, dhe të tjerët në pjesë të ndryshme të botës, kanë mbajtur ceremonitë  e zisë, duke filluar nga e enjtja, për  përvjetorin Shehadetit të  Imam Hussejnit (a.s,) dhe shokëve të tij në muajin e Muharremit.

Ceremonia e zisë arrinë kulmin në mesditën e Ashures, ditën e dhjetë të Muharremit që është muaji i parë në Kalendarin Hënor.

Burimi: IQNA News