Kosova

Vuçiqi – ISIS-i në Kosovë ka specializuar shkatërrimin e objekteve fetare serbe

Pyetja e parë e shqiptarëve dhe UNESCO-së  qëndron mbi atë se sa është e vërtetë deklarata për 141 prona ortodokse të dëmtuara, ashtu siç edhe Vuçiq pretendon në letrën dërguar anëtarëve të UNESCO-s ? Megjithatë nuk ka dyshim që kisha ortodokse serbe në Kosovë në periudha të caktuara të historisë së fundit ka qenë nën sulm, dhe pretendimi i kryeministrit serbe në këtë drejtim është pjesërisht i saktë.

Me këto fjalë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq i është drejtuar një ditë më parë me një letër shteteve anëtare të UNESCO-s, me kërkesën që Kosova të mos pranohet në organizatën e Kombeve të Bashkuara për arsim, shkencë dhe kulturë. Por le të lëmë mënjanë çështjen se a mundet (dhe mundet) të pranohet në UNESCO një vend i cili shkatërron objektet fetare të pakicave.

Ja dhe letra e plotë dërguar UNESCO-së nga Aleksandar Vuçiqi.

“Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, dhe futja e forcave ndërkombëtare, afro 141 objekte ortodokse serbe janë shkatërruar plotësisht apo dëmtuar rënd, kurse vetë UNESCO i ka futur këto katër perla të trashëgimisë botërore: manastiri i Deçanit, Patriarkana e Pejës, Graçanicës dhe kishën e Shën Leviskes, në listën e trashëgimive botërore të rrezikuara. Në shumë nga objektet e shkatërruara ende mund të shihen parullat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kërcënimet ndaj serbëve, dhe së fundmi grafite me mbishkrime të organizatës terroriste Shteti Islamik, të cilët i kanë specialitet dëmtimin e objekteve kulturore dhe fetare, por që fatkeqësisht kjo punë në Kosovë bëhet tash e shumë kohë”.

Eksperti amerikan i trashëgimisë kulturore otomane në Ballkan, Andras Rieldmayer, në raportin e ekspertizës dhe dëshmive pati thekuar para gjykatës, se në Kosovë gjatë intervenimit të NATO-s gjatë vitit 1999, ishin shkatërruar plotësisht ose pjesërisht 225 nga 607 objekte islame në Kosovë. 

Është e rëndësishme të theksohet se në bazë të dëmeve, të cilat ishin shkaktuar kryesisht nga brenda apo nga shpërthimet e komanduara nga jashtë, kishte ardhur në përfundim se shkatërrimet ishin kryer nga toka e jo nga ajri. Nëse e përjashtojmë teorinë e konspiracionit se shqiptarët ishin përgjegjës për shkatërrimin e xhamive të tyre, duke përfshirë perlën e vërtetë kulturore (Xhaminë e Hadumit në Gjakovë e cila daton që nga shekulli i 16-të, dhe e cila është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s), mund të konstatohet me siguri të plotë se për gjithë këto dëme janë përgjegjës serbët.

Në një numër të rasteve në të cilat provat ishin të mjaftueshme, në aktgjykimet e Hagës është arritur në përfundim se xhamitë e Kosovës janë shkatërruar nga ushtria e rregullt dhe njësitë policore serbe, si pjesë e dëbimit të civilëve shqiptarë nga Kosova.

Në dokumentacionet e hulumtuara dhe të regjistruara,  përfaqësuesit më të lartë të Republikës së Serbisë dhe RFJ-së të Jugosllavisë thuhet se kan deklaruar prë dëmet e tyre në Kosovë: “sipas dëshmive të dëshmitarëve okularë, ata në mënyrë sistematike kishin terrorizuar civilët shqiptarë të Kosovës nga forcat e RFJ-së dhe të Serbisë, dëbuar nga shtëpitë e tyre, si dhe plaçkitur dhe shkatërruar qëllimshëm pronën e tyre, dëshmojnë edhe më shumë se ka pasur fushatë të dhunës të drejtuar kundër civilëve shqiptarë të Kosovës, gjatë së cilës ka pasur incidente, vrasje, përdhunime dhe shkatërrim të qëllimshëm të xhamive. Në fakt veprimet e qëllimshme të këtyre forcave gjatë kësaj fushate, ishte shkaku i dëbimit të paktën 700.000 shqiptarëve të Kosovës në periudhën kohore mars-qershor 1999”.

Kështu, jo vetëm që gjatë vitit 1999 serbët kishin shkatërruar një numër të madh të xhamive dhe monumenteve tjera të kulturës islame në Kosovë, por këtë e kishin bërë edhe pjesëtarët e forcave të sigurisë, dhe për këtë janë dënuar përfaqësues më të lartë politik, ushtarak dhe policor të Republikës së Serbisë.

Kurse Serbia vazhdon të jetë anëtare e organizatës UNESCO

( Pjesë e marrë nga analisti Nemanja Stefanoviq )