Kulturë

Konferencë për Studimet Kur'anore Perëndimore në Teheran

Një konferencë është planifikuar të mbahet në Teheran në fund të këtij muaji për të paraqitur studimet Kur'anore në Perëndim.

Me titullin  Një Qasje e Re në Studimet Kur'anore Perëndimor: Corpus Coranicum, konferenca është planifikuar të mbahet të enjten, më 29 tetor 2015.

Dr. Sejjid Ali Aghaji, një dijetar iranian i përfshirë në projektin e Corpus Coranicum do të trajtojë ngjarjen.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë, ndër të tjera,për dorëshkrime të vjetra të  Kur’anit,  për këndimi i Kur’anit dhe për interpretimin letrar të Kur'anit.

Corpus Coranicum është një projekt hulumtues i Akademisë  së Shkencave të Berlinit-Brandenburg. 

Sipas faqes të internetit të projektit, konferenca synon që dokumentet e Kur'anit në formën e tij të shkruar me dorë dhe të traditës gojore, dhe përfshinë një koment të gjerë të interpretimit të tekstit në kontekstin e zhvillimit të saj historik.

Filluar në vitin 2007, projekti fillestar i bazës së të dhënave tre-vjeçare  është  udhëhequr nga studimet Semite dhe Arabe  nga Prof. Angelika Neuwirth në Universitetin e Lirë të Berlinit.

Burimi: IQNA News