Mbi 70-të për qind e rusëve mbështesin sulmet ajrore kundër ISIS-it në Siri
Sipas anketës, 72 për qind e të anketuarve mbështesin sulmet ajrore të vendit të tyre mbi pozicionet e grupeve terroriste, 14-të për qind thanë se ata kundërshtojnë sulmet dhe e njëjta pjesë e njerëzve thanë se nuk kishin asnjë opinion në lidhje me këtë çështje.
Më shumë se 70 për qind e qytetarëve rusë kanë shprehur mbështetjen e tyre për sulmet ajrore të Rusisë në krizën që ka goditur Sirinë, një anketë e re zbulon.
Sondazhi është kryer me 1.600 persona nga Qendra e Pavarur e anketimeve Levada, në fillim të muajit tetor, 2015.
Sipas anketës, 72 për qind e të anketuarve kanë mbështetur sulmet ajrore të vendit të tyre mbi pozicionet e grupeve terroriste, 14-të për qind thanë se ata kundërshtuan sulmet ajrore dhe e njëjta pjesa e njerëzve thanë se nuk kishin asnjë opinion në lidhje me këtë çështje.
Për më tepër, 47-të për qind e pjesëmarrësve tha se Rusia duhet të mbështesë kryetarin legjitimi të Sirisë, Bashar al-Assad në luftën kundër grupeve terroriste tekfiriste, ndërsa 28 për qind besonin se Moska duhet të qëndrojnë jashtë konfliktit.
Gjithashtu, vetëm tetë për qind e të anketuarve tha se Rusia duhet të bashkohet me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të luftojnë ISIS-in, ndërsa 17-të për qind nuk kanë një mendim të qartë në këtë drejtim.
Rusia i filloi sulmet ajrore të saj kundër terroristëve tekfiristë në Siri me kërkesë të Damaskut më 30 shtator 2015, disa orë pasi dhoma e lartë e parlamentit rus i dha Presidentit Vladimir Putin mandatin për të përdorur forcën e ajrore në Siri.
Që nga shtatori, 2014, Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me disa prej aleatëve të saj kanë kryer sulme ajrore kundër ekstremistëve të ISIS-it, brenda Sirisë, pa ndonjë autorizim nga Damasku apo një mandat të OKB-së. Sulmet ajrore në Siri janë një zgjatje e fushatës ajrore të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër pozicioneve të dyshuara të ISIS-it në Irak, e cila i ka filluar në gusht të vitit 2014. Shumë e kanë kritikuar paaftësinë, joefikasitetin e sulmeve të koalicionit.
Grupi terrorist ISIS, me anëtarë nga disa vende perëndimore, kanë kryer akte të tmerrshme të terrorit dhe mizorive kundër njerëzve të komuniteteve të ndryshme fetare dhe etnike, duke përfshirë muslimanët shiitë, muslimanët sunnitë, kundër muslimanëve kurdë dhe kundër të krishterëve, në Siri, Irak dhe shtete të tjera.
Burimi: Russia Today