Iraku

ISIS paguan deri në $ 10,000( dollar) për çdo rekrutues në Evropë

Grupi terrorist ISIS është duke paguar deri në $ 10,000 (dollar) për çdo rekrutues  në vendet evropiane për rekrutimin e njerëzve për t'u bashkuar me ISIS-in në Siri dhe Irak, thanë ekspertët e OKB-së të premten. 

ISIS është duke përdorur mediat sociale dhe rrjetet informale të miqve dhe familjes, me shumë prej tyre në Siri, për të rekrutuar militantë të rinj në Belgjikë, tha Elzbieta Karska, e cila kryeson një grup të OKB-së që është duke studiuar çështjen.

Sipas ekspertëve të OKB-së, më shumë se 500 belgë  deri më tani janë bashkuar me radhët e ISIS-it në Siri dhe Irak, e cila e bën Belgjikën eksportuesin më të madh evropian të militantëve të huaj për ISIS-in.

Rekrutuesit janë paguar nga dy, tre mijë deri në 10.000 dollarë në varësi prej rekrutuesve, , tha Elzbieta Karska, duke theksuar se rezultatet ishin paraprake.

Njerëzit e arsimuar mirë,  specialistët e teknologjisë apo mjekët janë paguar më shumë, shtoi avokatja për të drejtave të njeriut.

Ajo theksoi se grupi ekstremist belg  i Sharia4Belgium ka rekrutuar më herët dhjetëra njerëz, por shumë nga anëtarët e tij janë burgosur tani.

Vitin e kaluar, rruga kryesore e rekrutimit ishte nëpërmjet rrjeteve informale dhe mediat sociale, ka thënë Elzbieta Karska.

Tani në Siri, procesi i rekrutimit zhvillohet përmes miqëve dhe familjeve, të cilët paguhen, gjithashtu, në bazë të numrit të personave që ata kanë rekrutuar apo martuar.

Numri i grave apo vajzave, të cilat largohen nga Belgjika për t’u martuar me terroristët apo të kujdesen për ata që janë të sëmurë ose të plagosur, numri i tyre po rritet. Disa prej tyre vërtet mund të bashkohet me grupet ushtarake për të luftuar, argumentoi ajo.

Nuk ka statistika të veçanta të përcaktuar për ata që kanë lënë Belgjikën, por numri i njerëzve që nisen për luftë thuhet se ka rënë afër, rreth dhjetë në muaj, kurse  tri vjet më parë për rreth katër në muaj.