Palestine

30 palestinezë të vrarë, 1500 të plagosur në Intifadën e Jerusalemit

Ramallah,

   

Numri i viktimave të civilëve palestinezë të vrarë nga trupat okupuese izraelite që nga shpërthimi i Intifadës  të Jeruzalemit është si vijon, 30 janë vrarë, në të njëjtën kohë të paktën më shumë se 1.500 palestinezë kanë mbetur të plagosur.

20-vjeçari Motaz Zavahra e dha frymën e fundit të tij menjëherë pasi ai u qëllua me gjakftohtësi nga ushtarët okupues izraelit të marten pasdite.

Më parë gjatë ditës, 20-vjeçari Alaa Abu Xhemal u qëllua për vdekje nga një vandal izraelit në Jerusalemin e pushtuar.

Ish-i burgosur, Bahaa Muhammed Halil Alyan, 24 vjeçar, u vra gjithashtu  nga forcat pushtuese izraelite në Jerusalemin e pushtuar, ndërsa 21-vjeçari Bilal Ghanem u plagos rëndë.

Përleshjet e dhunshme që kanë shpërthyer që nga shpërthimi i Intifadës të Jeruzalemit solli numrin e të vdekurve  palestinezë të paktën deri 30, duke përfshirë edhe shtatë fëmijë, 19-të nga Bregu Perendimor dhe 11-të nga Gaza.  

Sipas  Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë  dhjetëra kishin mbetur të plagosur të martën në përleshjet me ushtrinë pushtuese izraelite në Beit     Hanoun, el-Bureij lindor, Ramallah, dhe al-Halil.

Rreth 350 palestinezë pësuar lëndime nga plumbat; 650 janë plagosur nga  plumbat prej gome dhe mijëra të tjerëve iu zu fryma nga gazi lotsjellës.

150 palestinezë janë nënshtruar, gjithashtu, rrahjeve të rënda nga patrullat okupuese dhe vandalët.

Ministria e Shëndetësisë shtoi se 200 fëmijë mbetën të plagosur, mes të cilëve 90 të plagosur nga plumbat, kurse 55 të plagosur me plumba gome.

Gjithashtu, 40-të femra u plagosën, tri në mesin e të cilëve me plumba, kurse  katër femra të tjera u plagosën me plumba gome. 13-të femra janë rrahur në mënyrë agresive dhe 20-të  femrave iu zu fryma nga gazi lotsjellës.

Burimi: PIC (Palestina Information Center)