Suudi Arabie

Mbreti i Arabisë Saudite hedh poshtë pyetjen rreth rolit të organizimit të Haxhit

Mbreti Selman dhe kryetari Barack Obama
Mbreti Selman dhe kryetari Barack Obama

Mbreti Salman të hënën hodhi poshtë çdo sugjerim se Arabia Saudite duhet të heqë dorë nga roli i saj si organizatore e Haxhit pas rrëmujës vdekjepruse në muajin e kaluar në Mina.

Deklaratat e papërgjegjshme  kanë për qëllim që fatkeqësia të shfrytësohen për çështje politike, nuk do të ndikojë në rolin e Arabisë Saudite, detyra dhe përgjegjësia në shërbim të mysafirëve të Allahut, tha mbreti saudit.

Arabia Saudite kishte vendosur të gjitha kapacitetet e saj dhe përpjekjet . për t’i siguruar mysafirëve të Allahut rehati, mbrojtje dhe sigurië, tha Mbreti Selmani në një deklaratë  për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve SPA.

Organizimi i Haxhit nga Mbretëria Saudite dhe përgjigja e saj për katastrofën provokuar kritikanga të huajt, kryesisht nga Irani, i cila ka numrin më të madh të viktimave në incident vdekjeprurës.

Një autoritet i lartë iranian kishte bërë thirrje që Haxhi të menaxhohet nga shtete të tjera Islame, pas të paktën 464 iranianë ishin në mesin 1,587 haxhinjve të vdekuar nga rrëmuja që ndodhi, sipas shifrave të dhëna nga zyrtarë të huaj.

Arabia Saudite është e paaftë për organizimin e Haxhit, tha Ajetullah Muhammed Imami Kashani.

Arabia Saudite ende nuk e ka dhënë numrin e saktë të viktimave, dy ditë pas fatkeqësisë ajo tha se në rrëmujë kanë vdekur  769  haxhinj. Gjithashtu, autoritetet saudite nuk kanë dhënë shënime të viktimave sipa shteteve apo kombësisë.

Disa ditë para Haxhit, një vinç ndërtimi, pas një stuhije, është rrëzuar në Xhaminë e Madhe të Mekës, qytetit më të shenjt të Islamit, duke mbytur 109 persona duke përfshirë edhe shumë të huaj.

Mbreti Selman urdhëroi muajin e kaluar një rishikim se si është  organizuar Haxhi.