İran

Mbrotja gjatë Haxhit duhet të sigurohet

Kryetari i Republikës Islamike të Iranit, Hassan Ruhani
Kryetari i Republikës Islamike të Iranit, Hassan Ruhani

Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani theksoi nevojën për të siguruar mbrojtjen në dhe mirëqenien e haxhinjve gjatë Haxhit vjetor.

Duke iu drejtuar popullit të Iranit në një emision televiziv të martën në mbrëmje, presidenti shprehu edhe njëherë ngushëllimet e tij për vdekjen e haxhinjve me  24 Shtator 2015, nga një rrëmujë  vdekjeprurëse gjatë Haxhit në Mina, në afërsi të qytetit të shenjtë saudit të Mekës, dhe tha se shkaqet e incidentit tragjik duhet të sqarohet për Botën Islame dhe popullin e Iranit.

Ai shtoi se sqarimi i aspekteve të rrëmujës në Mina do të parandalonte  përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen.

Kryetari, Hassan Ruhani tha se incidenti tragjik ka treguar mungesën e largpamësisë nga ana e sundimtarëve sauditë që çuan në vdekjen e mijëra burrave dhe grave nga e gjithë Bota Islame, duke përfshirë edhe nga Irani.

Ndërsa Rijadi ende nuk e ka bërë një raport të plotë për tragjedinë, duke përfshirë edhe një informacion për vdekjen e 769 haxhinjve, zyrtarët iranianë thonë se rreth 4.700  haxhinj, duke përfshirë 465 iranianë, humbën jetën në këtë fatkeqësi.

Presidenti  Hassan Ruhani vuri në dukje se një numër i haxhinjve iranianë të cilët janë zhdukur pas incidentit janë ende të pagjetur, duke shpresuar se fati i tyre do të përcaktohet së shpejti.

Ai falënderoi gjithashtu Misionin Iranian të Haxhit, Organizatën e Haxhit  dhe të tjerët që kanë bërë përpjekje për lehtësimin e dhëmbjes tek familjet e  viktimave.

Në vende të tjera në fjalën e tij, kryetari i Iranit, Hassan Ruhani iu referua  përgatitjes të popullit iranian për të ndjekur ceremonitë e zisë gjatë muajit hënor të Muharremit, duke thënë se kultura e Muharremit dhe Ashures është kultura e dinjitetit dhe qëndresës kundër shtypjes dhe padrejtësisë.

Muslimanët shiitë, dhe të tjerët në pjesë të ndryshme të botës, do të mbanë ceremonitë e zisë duke filluar nga e enjtja, për të mbajtur zi në përvjetorin martirizimit të Imam Husseinit (a.s.) dhe shokëve të tij në muajin e Muharremit.

Imam Husseini (a.s.) dhe një grup i vogël i pasuesve të tij dhe anëtarët e familjes u martirizuan nga tirani i kohës së tij - Jezid bin Muavija në vitin   680.

Ata rënë dëshmorë në betejën e Qerbelasë në Ashura- ditën e dhjetë të Muharremit që është muaji i parë në kalendarin hënor.

Imam Husseini dhe 72 shokët e tij qëndroi përballë ushtrisë së madhe të Jezidit, dhe u vranë sepse refuzuan të betohen për besnikërinë ndaj tij.

Ceremonitë e zisë arrijnë kulmin në mesditë të Ashures.

Burimi: IQNA News