Siria

CNN: Ushtria e SHBA-ve furnizon me tonë armatim, municion, për grupin e ri i militant në pjesën veriore të Sirisë

Një grup i aeroplanëve ngarkues amerikan lëshuan gjatë natës rreth 50 ton municione dhe eksploziv për militantët në provincën veriore Hasaka të Sirisë, njoftuan mediat amerikane. 

Aeroplanët  kargo C-17 lëshuan 112 paleta me municion për luftëtarët e opozitës në terren që quhet Koalicioni Arab-Sirian, citon CNN-in  një zyrtar anonim amerikan të ketë thënë të hënën.

CNN pohoi se ky ishte hapi i parë në një përpjekje të SHBA-ve për të rritur mbështetjen për atë që Shtëpia e Bardhë i referohet si forca  të moderuara opozitare  që luftojnë trupat e rregullta siriane besnike të presidentit Bashar al-Assad.

SHBA i bën thirrje degës të al-Kaidës në Siri, Fronti Al-Nusra, dhe Ushtrisë  të Lirë Siriane anëtarët e së cilës janë bashkuar pothuajse të gjitha me ISIS-in dhe Frontin al-Nusra si forca të moderuara.

Raportet e dhëna nga disa perëndimorë kanë thënë  se rreth 34 deri 36 grupe militante janë duke luftuar qeverinë në Siri, të cilat janë ekstremiste dhe dallimi është vetëm në nivelin e ideologjive ekstremiste që ata ndjekin.

E sapo-emëruar forca anti-qeveritare siriane është përmendur për herë të parë nga nënsekretarja e politikave  të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, Christine Wormuth gjatë dëshmisë në Kongres në muajin shtator.

Ajo tha se grupi ishte duke u trajnuar si pjesë e një misioni  për forcat opzitare  anti-Assad në Siri.

Burimi: CNN