Amerike

Terrorizmi me “fytyrë njeriu”: Rishikimi i imazhit publik të brigadave siriane të Al-Kaedës

Korporatat Perëndimore Mediatike, homologët e tyre të naftës, gazit (GÇ,) si dhe industritë e ndryshme ndimëse të paguara për të bërë propagandë, ose një “analizë të përshtatur”, edhe njëherë po përpiqen me nxitim të rishikojnë imazhin publik të rebelëve fundamentalistë në Siri

 

Në më pak se dy javë, dy formacione të reja të rebelëve të armatosur u shfaqën në mënyrë misterioze në të gjithë leksikun e mass medias. Ata i shpallën luftë ekstremistëve nëpërmjet mediave socilate “aktiviste” të zakonshme. Brigadat e reja praktikisht nuk kanë asnjë të dhënë historike të regjistruar në konflikt. Dhe duhet të jenë kryesisht një krijim i opozitës së pafuqishme në mërgim dhe sponsorëve të saj perëndimorë. Një numër i madh rapotimesh e lidhin këtë histori me Shtetin Islamik të Irakut dhe ash-Sham (ISIS), të cilët thjeshtë braktisin postet e tyrë dhe rikthehen gjoja si një forcë e re “ e moderuar”.

 

Megjithatë, realisht, milicia më mbizotëruese në Siri, që lufton nën obmrellën e Frontit Islamik (IF),  që udhëhiqet nga Hassan Abboud e Ahrar al-Sham-i, dhe Zahran Alloush-i i Liëa al-Islam -  kanë bërë përpjekje për të bashkërënduar dhe për të shmangur mosmarrëveshjet ndërmjet tyre dhe grupeve të lidhura me Al-Kaedën, ISIS-it dhe Jabhat al-Nusra (JaN).

 

Narrativa e re tregon shumë për Sahwa-n (Zgjimi) në Irak, ku fiset sunite nga provincat perëndimore të Anbar-it morën armët kundër Al-Kaedës, të cilën e mundën përfundimisht, e që pasoi me pushtimin Amerikan të atij vendi. Mediat Perëndimore dhe ato të Gjirit po përpiqen të ringjallin imazhin publik të rebelëve duke sajuar një portretizim të guximshëm prej “të moderuari” të disa ekstremistëve brenda ISIS-it. Megjithatë, ndryshe nga narrativa e Sahwës në Siri, shumica e forcave të opozitës, me aq sa mund të përgjithësojmë, në të vërtetë kanë treguar se kanë më shumë gjëra të përbashkëta se sa ndryshime me homologët e tyre ekstremist. Në mënyrë të veçantë, në lidhje me ideologjitë e tyre të njëjta sektare dhe gjeo-politike.

 

Sipas propagandës Perëndimore dhe të Gjirit Persik, Jabhat al-Nusra shfaqet sikur përfaqëson  degën “me bazë brënda vendit” të Al-Kaedës. Por, në fakt, pretendimi është krejtësisht i rremë; milicia e Jabhat al-Nusra-s ka një kontingjent të madh të huajsh. Madje shume prej komandantëve rezulton se janë të huaj, veçanërisht nga Iraku. Për këtë arsye, Jabhat al-Nusra, më e pakta, duhet të shihet, si një milici gjysmë siriane, e ndërtuar dhe e mbështetur nga ISIS-i dhe ish-mishërimi i Shtetit Islamik të Irakut (ISI), i njohur ndryshe si Al-Kaeda e Irakut.

 

Aletatët ideologjik xhihadistët selefij të Ahrar al-Sham, Jabhat el-Nusra dhe kohët e fundit ISIS-i, kanë formuar kupolën e kryengritjes përgjatë gjithë krizës siriane, duke sulmuar instalime të ushtrisë siriane. Gjithashtu, kanë forca, fonde dhe materiale të mjaftueshme për të sulmuar kampet dhe fortifikatat ushtarake me civilë në të gjithë vendin. Veçanërisht në Raka, që është shdërrur në një shtet virtual i Al-Kaedës nën kontrollin  e Jahbaht al-Nusras ose ISIS-it.

 

 

Shembujt e rolit dominant që fundamentalistët kanë luajtur në kryengritje janë të shumtë. Në një instervistë për revistën TIME, luftetarët e  Ahrar al-Sham, të cilët, siç e kemi parë përmes provave të shumta, janë të lidhur direkt me Jabhat el-Nusra-n, lirisht pranojmë se kishin planifikuar një kryengritje të dhunshme në Siri shumë kohë përpara se të ndodhnin protestat paqësore në 2011. Rekrutët me axhendat e tyre sektare kishin bërë përpjëkje për të maskuar qëllimin e tyre të vertetë xhihadist gjatë fazave më të hershme të konfliktit në mënyrë që të fitojnë mbështetjën e popullsisë siriane. Madje deklarata të tilla ka pase edhe nga rebelët e Ushtrisë së Lirë Siriane që veprojnë në jug të Sirisë rreth Dar’aa-s.

 

Rebelët në nëj intervistë pranuan se “Ata [JaN] pas bashkëpunimit janë të armatosur më mirë se ne. Ata kanë bomba dhe dinë si të bëjnë bomba me makinë. Ushtria e Lirë Siriane dhe Al-Nusra bëhen bashkë për operacione, por kanë një marrëveshje me FSA (Ushtrinë e Lirë Siriane) që ata të udhëheqin për arsye publike, pasi ata nuk duan të luftojnë kundër Jordanisë apo Perëndimit”.

 

Gjatë intervistës, rebelët theksuan më tej në përpjekje për të prishur imazhin publik të forcave të mbështetura nga Perëndimi se “operacionet që janë kryer nga Al-Nusra janë paraqitur publikisht nga FSA-ja si të tyret. Dhe se luftetarët e ashtuquajtur të moderuar të FSA-së, apo të themi të Al-Nusras, në fakt janë nga FSA-ja. Kjo bëhet që ata të mund të lëvizin më lirshëm përgjatë kufinjve”. Raportimet nga analizat e mëhershme se narrativa kontradiktore dominuese, shpesh e paraqitur si “teori konspirative” që tregonte se po ndërmerreshin sulme të tilla, dhe se grupet e armatosura ishin përgjegjëse për dhunën fillestare në muajt mars-prill 2011 ishin të nxitura nga fundamentalizmi fetar, e jo shekullaristët “Luftetarët e Lirisë”, të mbështetur pafundësisht nga qeveritë dhe mediat Perëndimore.

 

Nje pranim kaq haptas nga rebelët tregon edhe njëherë falsitetin e oportunistëve liberalë kur përserisnin verbërisht narrativën imperialiste të një proteste paqësore. Ata vetëm po zbusnin një ndërhyrje të Al-Kaedës. Në të vërtetë, protestat e vogla të përgjithshme dhe legjitime për reforma u përdorën si mjet nga armiqtë e ndryshëm të Sirisë, të jashtëm e të brendshëm, për të fshehur ndërhyrjen që po organizonin dhe përgatisnin militantët ekstremistë.

 

Duket nga shume intervista dhe deklarime nga Abboud dhe Alloush, se Fronti Islamik nuk është aspak një forcë e “moderuar” që i kundërvihet JaN, ISIS-it, apo ideologjisë së Al-Kaedës në përgjithësi (vetëm nëse Departamenti Amerikan i Shtetit po përdor lojë të dyfishtë kur përshkruan klientët e vet monarkë të “moderuar” Uahabi-Selefistë në Gjirin Persik). Ahrar al-Sham, Liwa a-Islam dhe milici të tjera proto-selefistë që operojnë nën ombrellën e Frontit Islamik kanë luftuar në mënyrë të vazhdueshme kundër Jabhat al-Nusra dhe ISIS-it, si dhe kanë marrë pjesë në ofensiva që kanë pasur si shënjestër qytete dhe fshatra në bazë të ndarjes sektare të banorëve civilë. Masakra mbi civilët e Latakias na jep vetëm një shembull të freskët të nëj barbarie të tillë, e kryer jo vetëm nga elementët ekstremistë, por edhe me bashkepunimi dhe pjesëmarrjen e plotë të të ashtuquajturave milici të “moderuara” të FSA-së. Një shembull tjetër i fundit i bashkëpunimit të Frontit Islamik me  grupet e lidhura me Al-Kaedën ishte në dhjetor, ku Fronti Islamik mori pjesë në sulmin dhe masakrën e civilëve në rajonin e punëtorëve në Andra, Damask, një tjetër krim lufte i rebelëve i fshehur nga mediat perëndimore. Duke marrë parasysh se shefi i korespondecës së jashtme të BBC-së ishte më pak se 20 milje larg vendit ku ndodhi masakra.

 

Kur i paraqet gjërat ne kontekstin e duhur, bëhet e qartë se shumica e rebelëve në Siri, në fakt janë aleatë me grupet e lidhura ngushtë me Al-Kaedën. Mediat po përpiqen t’i paraqesin ata si kundërshtarë të Al-Kaedës. Në një komunikatë të fundit nga kreu politik i Frontit Islamik dhe liderit të Ahrar al-Sham, Hassan Abboud-i u paraqit si një “paralajmërim” i FI (Frontit Islamik) ndaj ISIS-it. Mediat miqësore të opozitës dhe analistët janë në fakt një fuqi e bashkuar me Frontin Islamik i supozuar si “i moderuar”. Dhe nga ana tjetër po përpiqen t’i portretizojnë si kundërshtarë ideologjikë të homologëve të tyre më ekstremë të Al-Kaedës. Kjo narrative është krhyer në realitet në kokën e tij, pasi në deklraratën e fundit, Abboud-i dha në fakt një “paralajmërim” kundër mosmarrëveshjes me ISIS-in. Aboud-i i kërkoi popullit sirian që Muhaxhirët (luftetarët e huaj të vrarë) të trajtoheshin me “mirësi”. Më tëj inkurajoi ISIS-in të përdorin mënyra më të “shëndetshme” për të ashtuquajturit “vendalinjtë” e Jabhat el-Nusra-s. Në përputhje me rrethanat, e në mënyrë të sigurtë mund të konkludohet se Abboud, Ahrar al-Sham, Liëa al-Islam, dhe milicitë e ndryshme selefite që operojnë nën ombrellën e Frontit Islamik, si forca më e madhe ushtarake e opozitës,  nuk kanë pothuajsë asnjë ndryshim ideologjik me ISIS-in apo JaN.

 

Edhe pse ato që duken si mosmarrëveshje të ekzagjeruar dhe grindje të brendshme mes Frontit Islamik dhe ideologjisë supremaciste te ISIS-it, e që mund të rezultojnë në një humbje të konsiderueshme te këtyre te fundit, ajo thjeshtë do të zëvendësohet në krye të zinxhirit ushqimor të fundamentalizmit me milici të tjera të gatshme të importojne barbaritë e tyre në mënyrat më efektive. Kjo është tek e fundit natyra e vërtetë e kryengritësve fondamentalistë. Ata janë të indoktrinuar, të pajisur dhe të financuar që të imponojnë mbi shtetet dhe popujt detyrimin dhe frikën. E kjo jo me anë të një thirrjeje të një doktrine poplitike popullore dhe mbështetjes së masës popullore. Fakti i thjeshtë, që kryengritja si një e tërë nuk është nën asnjë hierakri qëndrore dhe ka pak mbështetje brenda Sirisë, dhe se është e prirur të bëhet e vetëdijshme dhe e varur nga padronët e saj të jashtëm, janë tregues të qartë se ajo nuk do të jetë e bashkuar, pavarësisht disa përpjekjeve qtë grupeve dominante fundamentaliste.

 

Të dhënat historike të kryengritësve të mbështetur nga Perendimi në botën arabe dhe muslimane, na sigurojnë prova të mjaftueshme për të treguar se padyshim Shtete e Bashkuara dhe  partnerët e saj sauditë, gjithmonë kanë përdorur, ndezur dhe sponsorizuar forcat reaksionare që të arrijnë qëllime gjeo-politike. Veçanërisht duke shkatarruar dhe sulmuar qeveritë nacionaliste që refuzojnë rendin kapitalist anglo-amerikan. Duke sjellë pasoja katastrofike në vendet ku vendosen fundamentalistët e autorizuar.

 

Na mjafton një vështrim i shkurtër në historinë e kohëve të fundit në Libi, për të mohuar të pavërtetën se nëse qeveria siriane do të ishte përmbysur shpejt, fundamentalistët nuk do të ishin forcuar. Përsëri, një e dhënë historike kundër saj, se si lufta e përbashkët e NATO-s dhe Al-Kaedës në Libi ka treguar edhe njëherë se përmbysja e shpejtë e qeverisë së një shteti ka treguar në mënyrë të pashmangshme se fundamentalistët rekasionarë kanë shfrytëzuar vakumin e lënë mbrapa.

 

Rebelimi në Afganistan gjatë viti 1980, i mbështetur nga SHBA-të dhe Arabia Saudite, që luftoi kundër qeverisë komunistë e mbështetur nga sovietikët, ndoshta jep shëmbulin përfundimtar të llojit të ndërhyrjes që Shtetet e Bashkuara dhe Saudia zgjedhin për të shkatërruar vendet e synuara prej tyre. Si me Sirinë dhe Libinë, e në fillim me rebelimin “arab afgan”, që ndihmoi në krijimin dhe fuqizimin e Al-Kaedës, Bin Ladenit, Hekmaryar-it, rrjetit të Hakanit dhe një mori milicishë fondamentalistë të tjera, u punua me grindjet, ekstremizmin, lordizmin e luftës dhe reagimin. Ky trend ka vazhduar në çdo shtet që SHBA-të dhe partnerët e saj kanë vënë në shënjestër pët të “çliruar” nëpërmjët ndërhyrjes xhiadiste.

 

Lufta e përhershme e evidentuar gjatë gjithë kryengritjes siriane është në fakt rezultat i fragmentimit të gjatë të forcave të ndryshme opozitare. Diploma e tyre e ndryshme e fundamentalizmit dhe betejës për të fituar influencë, të armëve, dhe fonde nëpërmjet donatorëve dhe shfrytëzimit të huaj.

 

Rrëfimet dëshmi të pabarazisë së supozuar ekzistenciale në mes të asaj që në të vërtetë përfaqësojnë aleatët ideologjike, modelet e në ndryshim të nomenklaturës dhe riemërtime rebele, dhe përpjekjet për kurban për krimet sistematike të opozitës në tërësi, nuk janë asgjë më shumë se ushtrime të marrëdhënieve me publikun, i projektuar për të zbardhur krimet masive të rebelëve, me qëllim nxjerrjen e Elites perëndimore dhe partnerëve të tyre nga GÇ veprën penale të sponsorizuar nga ekstremistët për qëllime gjeopolitike.