Irani mikpritës i Konferencës Ndërkombëtare të Bashkimit Islamik
Konferenca e 27-të Ndërkombëtare e Unitetit Islamik do të fillojë punën në kryeqytetin iranian këtë muaj, ku me qindra dijetarë e mendimtarë të shquar islamë do të jenë të pranishëm.
Duke folur me gazetarët në Teheran, të
martën, kreu i Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave të Mendimit Islam (
WFPIST ) Ajetullah Muhsin Araki tha se Konferenca do të mbahet më 17-19 janar,2014
Ai shtoi se 380 mendimtarë të shquar Shi’itë
dhe Sunnitë, dijetarë dhe figura fetare nga 58 vende do të marrin pjesë në
Konferencën e 27-të të Unitetit Islamik Ndërkombëtar.
Mysafirët e huaj do të takohen edhe me
Udhëheqësin Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Khamenei.
Ajetullah Akbar Hashemi Rafsanxhani,
Kryetari i Këshillit Iranian dhe ish presidenti iranian do të merren me ceremoninë
e mbylljes së Konferencës së Unitetit Islamik.
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik në shumë
raste i bërë thirrje popullit musliman
për të forcuar unitetin.
Në një mesazh për Kongresin Haxhit
në tetor, 2013, Ajetullah Sejjid Ali Khamenei e përshkroi ritualin e Haxhit si
një mundësi unike për të përmirësuar një gamë të gjerë të dobësive të Botës
Islame.
Ilaçi themelor dhe kryesor
mund të përmblidhet në dy fjalë kyçe, të cilat, që të dyja, janë ndër mësimet
më të shquara të Haxhit: Së pari, uniteti dhe vëllazëria e muslimanëve nën
flamurin e Njëshmërisë , dhe së dyti, njohja e armikut dhe konfrontimi me
komplotet dhe metodat e saj , është një pjesë e mesazhit të lexuar.
Udhëheqësi Suprem më tej e bëri të
qartë se armiqtë e vërtetë të Islamit për momentin janë fronti i
arrogancës globale dhe rrjeti kriminal i Cionizmit, dhe i bëri thirrje
popullit muslimanë për të identifikuar armikun dhe bashkëpunëtorët e tij me
qëllim për të penguar komplotet e tyre.
Burimi: Tesnim