Iraku

Trupat irakiane vrasin 25 militantë në Ramadi

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Irakut thotë se trupat irakiane kanë vrarë 25 militantë të el – Kaides - në Ramadi në provincën perëndimore të Anbar-it.


     Gjeneral Lejtnant  Muhammed el - Askari tha se “ forcat irakiane të marten kishin në shënjestër militantët, të cilët u sulmuan me raketa, ku u vranë 25 militantë.


     Javën e kaluar, qeveria humbi kontrollin pjesërisht në Ramadi dhe  gjithë qytetin Falluxha, një qytet tjetër në Anbar, që e pushtuan  militantët.  Që atëherë , krahina  Anbar ka qenë skenë e përleshjeve më të rënda në mes forcave të sigurisë dhe militantëve në Irak për vite me rradhë.
      Militantët thonë se kanë përkrahjen e disa vendeve të rajonit që përfitojnë nga paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme.


     Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes tha se forcat irakiane do të vonojnë sulmin ndaj Falluxhas për shkak të shqetësimeve rreth viktimave civile.


     Dhuna shpërtheu më 30 dhjetor, 2013, kur ushtria shpërndau një  proteste anti-qeveritare në Ramadi. Autoritetet thanë se kampi ku është zhvilluar protesta është përdorur si qendër për udhëheqjen e el-Kaidës. Gjakderdhja më vonë u përhap në aty pranë Falluxha-s.