Jezusi [a.s.] në Kuran do të diskutohet në Amerikë
Jesusi, Hz.Isai (a.s) është një figurë e shquar në Kur’an, një fakt që mund të vijë si një e papritur për të krishterët.
Po duket një ndarje në rritje mes Krishtërimit dhe Islamit në Amerikë. Kandidati republikan për president Dr. Ben Carson ka thënë se ai nuk mendon se një Musliman duhet të bëhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumë nga përkrahësit e tij e ndajnë këtë mosbesim. Por shumë të krishterë nuk janë të vetëdijshëm se Jezusi shfaqet në Kur’an, në librin e shenjtë të Islamit.
Këtë javë në East Lansing, do të ketë një diskutim në lidhje me pozitën Krishti, Hz, Isait (a.s.) që mban në besimin Islam.
Për gjendjen aktuale, Scott Pohl flet me autorin Zeki Saritoprak, profesor i Studimeve Islame në Universitetin John Carroll në Ohajo. Të mërkurën në mbrëmje, ai do të flasë për librin e tij ” Jezusi i Islamit” në Qendrën Ndërkombëtare të Universitetit të Shtetit Michigan.
Profesori i Studimeve Islame në Universitetin John Carroll në Ohajo, Zeki Saritoprak mendon se besimi i përbashkët në Jezusin mund të ndihmojë muslimanët dhe të krishterët të kuptojnë më mirë njëri-tjetrin.
Burimi: WCAR