Marrëveshja nukleare e Iranit është themel i sigurisë së Lindjes së Afërt
Ministri i
punëve të jashtme të Gjermanisë Frank Walter Steinmeier ka thënë se nënshkrimi
i marrëveshjes nukleare të Iranit me gjashtë fuqi botërore paraqet fillimin e
epokës së re për dialog me këtë vend, ndërsa zbatimi i drejtë dhe i saktë i
pikave të tyre mund të jetë themel i realizimit të paqes dhe stabilitetit në
rajonin e Lindjes së Afërt.
Frank Walter Steinmeieri, ministri i jashtëm gjerman të martën në konferencën e përbashkët me kolegun e vet kuvajtian ka deklaruar: ” Zgjidhja e dosjes iraniane nukleare nuk do të përfundojë vetëm me nënshkrimin e marrëveshjes, neve gjegjësisht hyjmë në një etapë të re në të cilin të gjithë neve duhet përveç pranimit të përgjegjësisë të merremi me zbatimin e drejtë dhe të saktë të pikave të nënshkruara të marrëveshjes. Steinmeier ka shpreh shpresën se me bashkëpunim, dialog dhe mirëkuptim me Iranin do të kontribuon qëndrimeve të përbashkëta me qëllim të përmirësimit dhe rregullimit të krizave aktuale në rajon dhe se kjo marrëveshje do të mund të ishte themel i krijimit të paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Lindjen e Afërt.
Shefi i diplomacisë gjermane Frank Walter Steinleier në vazhdim duke treguar në krizën siriane, ka pranuar se Bashkimi Evropian edhe pas gati pesë vitesh nga fillimi i kësaj krize nuk ka mund të gjejë zgjidhje politike për këtë vend, dhe se asnjëri nga planet dhe iniciativat në këtë rast nuk ka dhënë rezultate pozitive”. Frank Walter Steinmeier, ministri gjerman i punëve të jashtme të martën ka vizituar Kuvajtin për të biseduar me zyrtarët e këtij vendi arab.