Irani merrë pjesë në Garat Kur’anore Ndërkombëtare në Sudan
Irani do të marrë pjesë në Garat Kur’anore Ndërkombëtare në Sudan.Ali Assadi Sejfar do të përfaqësojë në Sudan, në këtë rast, Republikën Islamike të Iranit, në Garat Ndërkombëtare të Kur’anit.
Garat Kur’anore Ndërkombëtare janë planifikuar të mbahen në kryeqytetin e Sudanit, në Kartum, në muajin dhjetor, 2015.
Përfaqësuesit e vendeve të ndryshme muslimane dhe jo-muslimane do të marrë pjesë në këtë ngjarje për të konkuruar në mësimin përmendësh të tërë Kur'anit.
Ali Assadi Sejfar, i cili është hafiz i Kur'anit, fitoi vendin e dytë në Iran në Garat e 36-ta Kur’anore Kombëtare për fëmijë dhe të rinj, në vitin e kaluar, 2014, njoftoi Agjencia Fars.
Sudani është një shtet arab në luginën e lumit Nil të Afrikës së Veriut. Më shumë se 97 për qind e popullsisë së Sudanit janë muslimanë.
Burimi: IQNA News