Kulturë

Hafizë egjiptian morën pjesë në Sesionin e Këndimit të Kur’anit në Iran

12 hafizë, këndues të Kur’anit nga Egjipti,  morën pjesë në Sesionin e Këndimit të Kur'anit që ishte planifikuar të mbahen në Iran gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Drejtori i Qendrës për Çështje Kur'anore i Organizatës për Çështje  Bamirësie tha se do të marrin pjesë 500 këndues të Kur'anit në sesione të ndryshme të këndimit të Kur’anit  në qytete të ndryshme të Iranit.

Huxhet ul-Islam Sejjid Mustafa Husseini shtoi se hafizët, mjeshtër të Kur’anit, Ahmed Shahat, Adel al-Baz, Faruk Ahmed Zayf, Mahmud Abdul Basit, Reza Guma Mnasour  dhe Mahmud Shahat Anuar janë ndër kënduesit  egjiptian të ftuar në Iran, raportoi  Agjencia e Lajmeve  IRIB.  

Ai vazhdoi duke thënë se edhe këndues të shquar iranianë do të marrë pjesë në sesionet Kur'anore.

Çdo vit, programe të ndryshme Kur'anore organizohen në çdo anë të  Iranit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të Kur’anit.

Ramazani është muaji i nëntë në kalendarin e Hixhretit Islam. Këtë vit, Ramazani filloi ditën e enjte, më 18 qershor 2015. 

Gjatë muajit të Ramazanit, muslimanët në të gjithë botën agjërojnë, nuk hanë as nuk pijnë që nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.

Muslimanët gjithashtu i kushtojnë një sasi të konsiderueshme të kohës gjatë këtij muaji për të lexuar Kur’an dhe menduar rreth Kur'anit.

Burimi: IQNA News