Dobësia e Obamës apo dobësia e SHBA-ve
Veprimi rus në kryerjen e
sulmeve ajrore në pozitat e ISIS-it, ka shkaktuar breshëri kritikash brenda dhe
jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në llogari të kryetarit të shtetit,
Barack Obamës. Senatori republikan amerikan John Mc Cain, kundërshtari i Barack
Obamës në zgjidhjet amerikane të vitit 2008 dhe kryetari aktual i Komitetit për
forcat e armatosura të Senatit amerikan veprimin e Putinit, kryetarit të Federatës
ruse ndaj Amerikës lidhur me Sirinë, e
ka përshkruar si nënçmim dhe mos respektimin e qeverisë amerikane dhe kryetarit
të saj Barack Obama. Në sulmet ruse në Siri janë gjuajtur pozitat e
kryengritësve të cilët i ka financuar dhe ushtruar CIA për luftë kundër
ISIS-it, thotë senatori amerikan John Mc Cain.”Me besim mund të them se caqet e
sulmeve ushtarake ruse ishin pozitat e Ushtrisë së lirë siriane apo grupi të
cilin e ka stërvit dhe armatos CIA”, ka thënë Mc Cain për CNN-në duke shtuar se
kjo mund të konfirmohet, pasi që është në kontakt me këta njerëz. Udhëheqësi grupit
kryengritës Liva Sukur al Xhabai Hasan Haxh Ali ka thënë se caqet e dy sulmeve
ajrore ruse të enjten ishin kampet për stërvitje të cilët i udhëheqin grupet
kryengritëse të cilët ushtarakisht i kanë stërvitur pjesëtarët e CIA-së në Katar
dhe Arabinë Saudite.
Ministria ruse e mbrojtjes ka kumtuar se ushtria ruse në Siri ka vendosur më shumë se 50 aeroplan dhe helikopter, pjesëtar të ushtrisë tokësore dhe detare, parashutistë dhe pjesëtar të forcave speciale ushtarake. Sekretari i Ministrisë amerikane të mbrojtjes Esh Carter ka thënë se nuk do të flas diç pa vërtetim, por ka shtuar se sipas informatave të t’ia që posedon duket se disa sulmet ruse janë kryer në hapësirat ku nuk ka forcat e ISIS-it. Ai qasjen e Putinit në luftën në Siri e quajti”mbushjen e vajit në zjarr”. Shumë analistë konsiderojnë se prezenca ruse në Lindjen e Afërt është një porosi e qartë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në aspektin e asaj që dita më ditë po shuhet ylli i fuqisë së sajë. Disa analistë konsiderojnë se ky sulm është në një mënyrë nënçmim dhe fyerje e Shtëpisë së Bardhë nga ana e Rusisë. Për këtë rast, e përditshmja gjermane Die Walt shkruan se Moska me ndërmarrjen e sulmeve ajrore në pozitat e terroristëve të ISIS-it ka shkaktuar turbulencë në Shtëpinë e Bardhë. Edhe pse veprimet ushtarake të Putinit në Siri janë të mirëseardhura, megjithatë amerikanët këto veprime i vështrojnë me një dozë skeptik, edhe njëherë janë zënë me guximin e suksesshëm të kryetarit rus Vladimir Putinit. Gazeta e përmendur gjermane më tutje shkruan:”Amerikanët duhet të bien dakord në veprimet ushtarake të Rusisë, pasi që nuk duan të hyjnë në fazën e vështirë të ballafaqimit me Kremlinin”.
Për këtë arsye Putini ka një pozitë më të mirë se Obama, gjegjësisht është në gjendje të kontrollojë zhvillimin e situatës dhe në këtë mënyrë të ngrit ndikimin rus në Lindjen e Afërt. Gazeta e sipërmendur më tej vazhdon:” Duket se Rusia haptas përul Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe amerikanët nuk duan dhe nuk munden të pranojnë këtë rrezik dhe sfidë që të kundërshtojnë Rusinë. Në vazhdim kritika e qëndrimeve të qeverisë së Barack Obama kundrejt Damaskut, vjen edhe nga një institut i shquar amerikan i cili ka vlerësuar se dobësia amerikane ka shkaktuar ndërhyrjen e Sirisë në ndryshimet e Rusisë. Daniele Pletka, ashpër e ka kritikuar qëndrimet e qeverisë aktuale amerikane të Barack Obamës përball Sirisë, duke cekur:” Dobësia amerikane e ka trimëruar Rusinë që në këtë mënyrë të veprojë në Siri.” I njëjti autor shtoi: “Hyrja e Rusisë në fushëbetejë në Siri, është veprim që ka mundur të parandalohet”. Në kohën kur shenjat kanë prognozuar ardhmërinë e programit të zbatimit të stërvitjes së kryengritësve sirian, Rusia vetëm veprimet e veta i ka përforcuar në aspekt të përforcimit të aleatit të vetëm në vendet arabe, me ç’rast ka ndërlikuar përpjekjet amerikane për luftën kundër ISIS-it dhe sistemit qeverisës sirian”.