Suudi Arabie

Numri i të vdekurve në tragjedinë e Haxhit ka arritur në 4.173

Qeveria Saudite ka konfirmuar se numri i të vdekurve në tragjedinë e fundit gjatë Haxhit ka arritur në 4.173.

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë  të Arabisë Saudite, Hamad bin Muhammed el-Duveila tha të martën se ai ka marrë një foto që tregon se 4.173 pelegrinët u mbytën në këtë incident tragjik në Minaa, në afërsi të qytetit të shenjtë të Mekës, sipas disa raporteve.

Ministria e Shëndetësisë Saudite, megjithatë, më vonë mohoi raportet.

Shtrydhja fatale ka ndodhur më 24 shtator 2015, pasi dy turma të mëdha të haxhinjve u përlasën, të cilët ishin në rrugën e tyre për të marrë pjesë në gjuajten simbolike të Shejtanit me gurë, një nga ritualet e Haxhit.

Rritet numri i të vdekurve iranianë'

Kreu i Organizatës të Haxhit të Iranit, Said Uhadi, tha të martën se 239 haxhinj iranianë kanë qenë deri më tani të konfirmuar të vdekur në tragjedinë  në Mina.

Ai shtoi se 14 haxhinj iranianë janë të plagosur, ndërsa 241 të tjerë janë ende mungojnë. 

Burimi: Press TV