Irani përkujton Mevlanën, poetin persian të shekullit XIII-të
Irani është duke e përkujtuar Ditën Kombëtare të Mevlanës në shenjë nderimi për poetin e njohur pers të shekullit XIII-të në përvjetorin e tij të lindjes.
Mevlana Xhelaleddin Muhammed Balkhi, i njohur si Rumi në disa vende, ishte një poet, dijetar islam, teolog dhe mistik.
Ai ka lindur në Balkh (tani pjesë e Afganistanit) dhe ndërroi jetë në Konja, Turqi, aty ai është varrosur.
Çdo vit, iranianët mbajnë ceremoni në qytete të ndryshme në të gjithë Iranin, duke përfshirë kryeqytetin, Teheran, për të bërë homazhe për figurën e shquar letrare me famë botërore.
Ceremoni të ngjashme janë mbajtur edhe në vende të tjera, duke përfshirë Turqinë dhe Taxhikistanin.
Mevlana është i njohur më mirë për opusin e tij të madhe letrar, Methnevinë, e cila përmban një numër të madh të tregimeve dhe anekdota të stileve të ndryshme dhe është konsideruar nga shumë njerëz të jetë një nga veprat më të mëdha të letërsisë persiane.
Vepra e tij e dytë më e njohur është Divan-i Shems-i Tabrizit, e cila është emëruar për nder të Shejhut të tij, Shemsi Tabrizit. Vepra e madhe është një përmbledhje e poezive, duke përfshirë methevitë, gazelet, që janë një formë e poezisë.
Poezitë e Mevlanës janë përkthyer gjerësisht nga persishtja në shumë gjuhë të botës.
Në vitin 2007, Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) e ka emëruar vitin 2007 si Viti i Mevlanës për nder të arritjeve të shquara të poetit persian.
Burimi: Press TV