Kulturë

Qendër e madhe Kur'anore do të themelohet në Qerbela

Qendra më e madhe shkencore, kulturore dhe Kur'anore në qytetin e shenjtë të Qerbelasë, në Irak, është planifikuar të themelohet nga Kujdestaria e Xhamisë së Shenjte të Imam Husejnit.

Sipas  Organizatës së Haxhit, projekti do të zbatohet në një sipërfaqe prej 25000-metra katrore në qytetin e shenjtë të Qerbelasë.

Menaf  Fuad Hassan, drejtor ekzekutiv i projektit, tha se qendra do të quhet Qendra e Imam Hussejnit dhe do të presë rreth 500 studentë seminaristë dhe figura akademike.

Kurse për mësimet Islame dhe të shkencave Kur'anore do të mbahen në qendër, shtoi ai. 

Zyrtari irakian vuri në dukje se kjo është një nga projektet më të rëndësishme shkencore dhe kulturore të  Kujdestarisë së Xhamisë të Imam Hussejnit në Qerbela.

Qendra do të jetë e projektuar dhe e ndërtuar në bazë të modeleve arkitektonike Islame.

Ajo do të ketë dy fakultete të ndara për meshkuj dhe femra.

Secili prej fakulteteve do të ndërtohet në tre kate, dhe secili do të ketë një bibliotekë.

Projekti do të kushtojë rreth 800 miliardë dinarë Irakut dhe do të përfundoj pas tri vjetësh.

Burimi: IRNA