Irani do të organizojë ekspozitën për artin dhe historinë meksikane
Muzeu Kombëtar i Iranit po planifikon të mbajë një ekspozitë për të prezantuar artin meksikan dhe qytetërimin tek dadhamirësit e historisë nga Irani.
Ekspozita do të paraqetë, shfaqë, më shumë se 250 objekte nga periudha të ndryshme historike të Meksikës, në Amerikën Latine, duke përfshirë qytetërimet e antike të Majëve dhe Inkëve.
Artefaktet, të cilat janë ekspozuar më parë në Evropë, do të ekspozohen në Teheran, në kryeqytetin e Iranit, për katër muaj.
Ekspozita që do të hapet në fillim të vitit të ardhshëm, do të jetë ekspozita e parë që tregon objektet historike nga një vend të huaj në Iran.
Meksika organizoi një ekspozitë të ngjashme për historinë dhe qytetërimin e Iranit në vitin 2007. Muzeumet e mëdha të Meksikës paraqitën një seri të objekteve që datojnë nga kohët parahistorike deri në epokën Kaxharëve.
Muzeu Kombëtar i Iranit është një nga muzeumet më të shquar në botë. Ky është muzeu më i madh arkeologjik në Iran dhe për këtë arsye quhet Nëna Muzeumeve të Iranit.
Muzeumet me rreth disa 300.000 artefakte janë në dy ndërtesa - Muzeu i Lashtë i Persisë dhe Muzeu i Epokës Islame.
Vizitorët mund të shohin artefakte të lashta iraniane lashtë dhe mesjetare, duke përfshirë enët qeramikë, objekte metalike, përhura -tekstile, libra të rralla dhe monedha.
Burimi: Press TV