Kulturë

Një kopje e madhe dorëshkrim i Kur’anit në Ekspozitën e Medines

Një kopje e madhe dorëshkrim i Kur'anit të Shenjtë është paraqitur në një ekspozitë e cila është hapur në qytetin e shenjtë të Medinës, në Arabinë Saudite.

Sipas al-Vatan Online, kopja e Kur’anit e shkruar me dorë peshon 154 kilogramë.

Ahmed al-Sha'abi, një historian dhe dijetar në Universitetin Tajjiba në Medinë, thotë se kopja e Kur’anit  është bërë në provincën Sindh të Pakistanit dhe i është dhuruar Xhamisë së Pejgamberit (a.s.) në Medine. .

Ai e përshkroi atë si një kopje e rrallë dhe një nga kopjet më të mëdha të Kur’anit shkruar me dorë.

Ajo është në stilin Naskh dhe ka përkthimin në gjuhën perse në margjina të secilës faqe, tha historiani Ahmed al-Sha'abi.

Ekspozita e Kur'anit në Medinë u hap në qytetin e shenjtë të mërkurën, më 9 shtator 2015.

Ekspozita me titull Kur'ani dhe mesazhi i tij, synon për të theksuar rëndësinë e mesazhit të Kur'anit të Shenjtë për njerëzimin.

Kopje të ndryshme të Kur'anit, duke përfshirë edhe dorëshkrime të rralla, janë ndër veprat që janë paraqitur në Ekspozitën e Medines. 

Burimi: IQNA News