Irani nuk frikësohet nga asnjë fuqi
Udhëheqësi i revolucionit islamik ajatollah Hamenei ka deklaruar: forcat e armatosura iraniane duhet me zhvillim të shpejtuar dhe shtimin e gatishmërisë së vet , të krijojnë asi forcë respektabile ashtu që armiqtë as të mos guxojnë të mendojnë se mund të sulmojnë Iranin. Ajatollah Hamenei gjatë takimit me zyrtarë dhe komandantë të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në Noshahër, në veri të Iranit, quajti këmbënguljen e popullit iranian, saktësinë dhe vendosmërinë para politikës së arrogancës së kushteve armiqësore ndaj revolucionit islamik.
Udhëheqësi i revolucionit islamik rezistencën dhe vendosmërinë e popullit iranian gjatë tetë viteve të mbrojtjes së shenjtë e quajti përvojë të rëndësishme dhe zhvilluese për tërë botën, dhe shtoi: sistemi i Republikës Islamike të Iranit është i pavarur dhe që nga fillimi i revolucionit politikën e vet e ka zbatuar qartë, dhe nuk i frikësohet asnjë fuqie dhe as që heziton të kundërshtojë një politike të tillë. Ajatollah Hamenei duke treguar në armiqësinë e rëndë dhe serioze kundrejt lëvizjes së befasishme të pavarur të popullit iranian, ceku: armiku tenton në humbjen e sistemit islam, por me lëshimin pe para saj, nuk do të evitohet armiqësia.
Lideri i revolucionit islamik shtoi: shfaqja e kombit të pavarur, i cili kundërshton dhunuesit dhe të varurit nga ta, nuk është e durueshme sistemit qeverisës, kështu që veprojnë armiqësisht kundër atij populli, ndërsa supozimi se “ në rast se nuk e themi apo nuk e bëjmë, dhe në rast se nuk e vlerësojmë armikun, armiqësia do të zvogëlohej”, është supozimi i gabuar. Imam Hamenei duke treguar në faktin se disa popujt dhe shtete të pavarura kanë përshëndetur qasjen e pavarur të Iranit, dhe shtoi: popujt gëzohen kur shohin përparimin dhe mbrojtjen e shpejtë të interesave të veta kundrejt fuqive të mëdha nga ana e popullit iranian, dhe në vizitat e jashtme të zyrtarëve të Republikës Islamike të Iranit, ata me pasion kanë përkrahur Iranin dhe qëndrimet e tija të pavarura.
Burimi: irib.ir