İran

Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani do të merr pjesë në ceremoninë për të përkujtuar viktimat në rrëmujën e Mina-s

Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani arriti në Teheran të martën për të marrë pjesë në një ceremoni që do të mbahet më vonë për të përkujtuar haxhinjt Iranianë të  mbytur  në një rrëmujë të kohëve të fundit në Mina, në Arabinë Saudite. 

Sipas zyrtarëve iranianë, mbi 4,700 haxhinj, duke përfshirë të paktën 226 iranianët vdiqën në një rrëmujë të enjten pasi kryen ritet fetare në Mina, jashtë qytetit të shenjtë të Mekës. Numri i të vdekurve po rritet, shumë haxhinj janë ende të pagjetur në incidentin që shënoi fatkeqësinë më të rëndë gjatë Haxhit në 25 vitet e fundit.

Trupat e 130 haxhinjve iranianë do të transferohen në Aeroportin Ndërkombëtar Mehrabad  të Teheranit sot. Një ceremoni për të përkujtuar viktimat gjithashtu do të mbahet në Teheran, sipas Governatorit të Përgjithshëm të Teheranit, Sejjid Hussein Hashemi.

Kryetari Hassan Rouhani, i cili ishte në qytetin amerikan të Nju Jork-ut në SHBA, për të marrë pjesë dhe ku do të mbajë fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por e ndërpreu vizitën e tij dhe tani është në Teheran për të marrë pjesë në ceremoni.

Ndërkohë, grupi i parë i haxhinjve iranianë arriti në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Imam Humeini ’ në Teheran të hënën. Rreth  64,000 haxhinj  iranianë do të kthehen në shtëpi në ditët e ardhshme me 218 aeroplanë  në qytete të ndryshme në të gjithë Iranin.

Fatkeqësia në Mina erdhi para më më pak se dy javë pasi dhjetëra haxhinj u mbytën në një tjetër tragjedi. Më 11 shtator 2015, një vinç masiv ndërtimi u rrëzua në Xhaminë e Madhe në Mekë, gjatë një stuhije, duke mbytur  të paktën 107 haxhinj,  duke përfshirë 11 iranianët, dhe duke plagosur 201 të tjerë.

Autoritetet saudite po kritikohen ashpër për paaftësinë e tyre për të siguruar qindra e mijëra haxhinj që tubohen në Mekë për çdo vit.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: TASNIM