Irani blen pajisje ajrore ruse në vlerë prej 21 miliard
Irani dhe Rusia kanë nënshkruar një numër kontratash për blerjen e pajisjeve ruse aero-kozmike në vlerë prej 21 miliard dollar. Në mes tjerash Irani do të blejë edhe aeroplanët rus”superxhet 100”, ka deklaruar shefi i Qendrës Nacionale Kozmike Iraniane Manushehr Manteki. Sikurse ka deklaruar Manushehr Manteki, kontratat janë nënshkruar gjatë panairit ajror MAKS 2015, i cili është mbajtur në paralagjen e Moskës Zhukovski në fund të gushit.
“Gjatë pjesëmarrjes sonë në panairin ajror MAKS në Rusi kemi nënshkruar kontrata për blerjen e pajisjes aero-kozmike nga Rusia në vlerë të gjithëmbarshme prej 21 miliard dollar, duke përfshirë edhe aeroplanët rus ”superxhet 100”, e citon agjencioni Mantekiun.
Por ai nuk ka cek detajet për numrin e aeroplanëve të cilët Irani ka për qëllim të blejë dhe shumën totale të cilën duhet të ndajë për blerjen e këtyre aeroplanëve. Përfaqësuesi i Teheranit ka shtuar se ”prodhimi kozmik rus është i pranuar dhe neve gjithmonë përpiqemi të përmirësojmë bashkëpunimin në këtë fushë me rëndësi të veçantë”.
Panairi ndërkombëtar aero-kozmik është mbajtur nga 25 gjer më 30 gusht 2015. MAKS-i është njëri prej panaireve më të mëdha botërore ajror i cili mbahet çdo dy vite që nga viti 1933. Qëllimi kryesor i tij është demonstrimi i teknikës bashkëkohore ruse për projektet e përbashkëta me partnerët e huaj.
Burimi: globalcir