Unë kam e dashur gjithmonë Islamin
Një nigerian i diplomuar i krishterë, i cili kohët e fundit e përqafoi Islamin ka thënë se tashmë pasi e ka zgjedhur plotësisht fenë e tij të re dhe është thellësisht i lumtur, pasi edhe nëna e tij më në fund e pranoi të zgjedhjen e tij të besimit, të adhurimit dhe shkoi përpara për ta përshëndetur me përshëndetjen islamike .
Shqetësimi im më i madh, pasi unë e përqafova Islamin ishte fakti se nëna ime ishte shumë e pakënaqur me mua. Ajo është e krishterë. Ajo është udhëheqëse evangjeliste në Kishën Anglikane në Owerri (në juglindje të shtetit Imo të Nigerisë, Chukwuma Austin Dike, i cili ka marrë tashmë emrin Muhammed Mustafa, tha në një intervistë për OnIslam.net.
Por unë iu luta Allahut, për nënën time, që të jetë e arsyeshme, që mos të jetë e trishtueshme. Tani ajo ka e pranuar zgjedhjen time dhe ajo tani madje përshëndet mua me përshëndetjen Islame, selam alajkum në çdo kohë”
Udhëtimi i Muhammed Mustafasë drejtë fesë Islame ka nisur në muajin dhjetor të vitit të kaluar, 2014, gjatë një grindjeje me disa nga shokët e tij muslimanë të cilëve ai u tha se kandidati Muhammedu Buhari do të fiton në zgjedhje kundër kryetarit, atëherë në detyrë, Goodluck Jonathan.
Ata thanë se Zoti është i plotëfuqishëm dhe do të bëjë që Muhammed Buhariu të fitojë. Unë u thashë atyre se nëse kjo ndodh, sidomos ju që e lidhni çdo gjë me Allahun, atëherë unë do të bëhem musliman. Kjo ishte një shaka. Unë madje i tregova edhe disave prej anëtarëve të familjes sime në lidhje me këtë dhe ata mendonin se ishte shaka. Pra, kur më 28 mars Muhammed Buhari fitoi zgjedhjet u thashë miqve të mi unë do të përqafoi Islamin ditën kur Muhammed Buhariu e jep betimin, dhe kjo ndodhi, u bë.
Muhammed Mustafa me këmbëngulje tha asnjë keqardhje nuk ndiej pse u bëra musliman, veçanërisht pasi e njoha Islamin më mirë, duke thënë se ai tashmë i ka mësuar përmendësh disa sure, kaptina, të Kur’anit, suren Fatiha, Ihlas dhe Nas, me të cilat ai thotë se po e kryen namazin.
Këtë të mërkurë, unë do të filloi të mësojë Kur’anit përmendësh nga një hafiz. Unë e përqafova Islamin në Xhaminë Izala, në Gboko, pranë vëllezërve besimtarë të mrekullueshëm. Ata më ndihmojnë shumë. Ata më mësojnë shumë rreth fesë. Kam shkarkuar nga interneti këndimin e Kur’anit dhe nëpërmjet këtij shkarkimi nga interneti kam mësuar përmendësh tri sure, kapituj të Kur’anit, por tani do të fillojë për të mësuar Kur”anin përmendësh nga hafizi i Kur’anit në një klasë të rregulltë,” tha ai.
Nuk frikësohem nga kërcënimet
Fëmija i parë i familjes së tij, Muhammed Mustafa tha se vëllezërit e motrat e tij janë të arsimuar dhe të edukuar mirë nuk e kanë problem zgjedhjen e fesë Islame nga unë.
Por ai u ankua nga miqtë dhe anëtarët e familjes të gjërë ata janë diskriminues ndaj tij sepse unë e përqafova Islamin, por unë nuk jam i shqetësuar sepse e kam vënë të gjithë besimin tim në Allahun dhe u bëra musliman me bindje.
Unë e kam dashur gjithmonë dhe jam ndie mirë nga çdo gjë Islame, por, duke pasur parasysh të kaluarën time, unë nuk pata guximin për t'a përqafuar Islamin, tha ai, duke shpjeguar se ai më në fund vendosi për ta pranuar Islamin.
Muhammed Mustafa tha se ai ka marrë shumë kërcënime për jetën e tij, si në telefon dhe fizikisht, por ai është i vendosur, me këmbëngulje tha se jeta ime nuk është në dorën e askujt, por në duart e All-llahut, që më krijoi.
Nëse diçka ndodh me mua, kjo është për shkak se Krijuesi im dëshiron atë mënyrë. Askush nuk mund të më bëjë diçka mua, ai pohoi, duke thënë se një ditë e kanë ndalur dy burra të cilët e paralajmëruan atë se nëse nuk heqë dorë nga feja Islame do të vritesh deri në dhjetor të këtij viti.
Unë kam qenë duke shetitur në një mbrëmje këtu në Gboko kur dy burra në motor më ndaluan. Ata më pyetën nëse unë jam ai i cili u largua nga Krishterimi dhe përqafoi Islami? Unë u ërgjigja, po unë jam. Ata më kërcënuan se nëse unë nuk kthehem në Krishterim, atëherë në muajin dhjetor do të vrasim, tha ai.
I pyetur se çfarë ishte përgjigja e tij, ai tha:
Unë kam qenë shumë i tmerruar, unë, nuk thashë agjë, por Zoti na ruajt, unë kurrë nuk do të heqë dorë nga besimin im, për çdo gjë në këtë jetë. Unë kam qenë i udhëzuar, për këtë unë jam i kënaqur, unë kam paqe në mendje, në zemër dhe unë jam i kënaqur me Islamin. Unë jam i bindur definitivisht, nuk do të mohoj Islamin, pa marrë parasysh se çfarë bëjnë njerëzit.
Muhammed Mustafa, gjithashtu, tha se ai nuk ishte i trazuar nga propaganda se Islami inkurajon terrorizmin, duke këmbëngulur se të kuptuarit tim të Islamit dhe ajo që kam lexuar për jetën e Pejgamberit (alejhi selam) dhe të muslimanëve të hershëm nuk kanë asgjë të përbashkët me veprimet e lëvizjeve terroriste si Boko Haram që vrasin njerëz, duke përfshirë të pafajshmit.
Burimi: On İslam