Qytetarët e Kosovës nuk ia kanë dhënë asnjëherë mandatin Qeverisë për ta copëtuar Kosovën
Me këtë Peticion qytetarët e Republikës së Kosovës që janë për të nënshkruar dhe përkrahur, kërkojnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet e datës 25 gusht 2015 të nënshkruara me Serbinë si dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi .
Në të gjitha rrugët e qyteteve të Kosovës dhe në të gjitha shtëpitë që u vizituan gjatë ditëve të festës së Bajramit, aktivistët e LVV, AAK dhe Nism-a për Kosovë, është marrë një aksion shumë aktive lidhur me nënshkrimin e peticionit
Me këtë peticion nënshkruesit dhe përkrahësit e mendimit të tri partive opozitare, dëshmojnë dhe i kundërshtojnë katër marrëveshjet e datës 25 gusht 2015 të nënshkruara me Serbinë, që lidhen me
· krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë,
· barrikadën në Urën e Ibrit në Mitrovicë,
· kodin telefonik shtetëror dhe marrëveshjen për energjinë, si dhe
· marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
Këto marrëveshje me Serbinë, e ndajnë Kosovën në vija etnike duke krijuar një entitet të ri politik serb brenda Kosovës që rrezikon copëtimin e territorit, mosfunksionimin e shtetit, pengimin e zhvillimit ekonomik dhe çon drejt një bashkëqeverisje të Kosovës me shtetin e Serbisë, i cili nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Edhe marrëveshja me Malin e Zi është brenda të njëjtës linjë që çon drejt humbjes së territorit të Republikës së Kosovës . Këto marrëveshje nuk i përfaqësojnë interesat e qytetarëve të Kosovës dhe ato janë diskriminuese në baza etnike. Qytetarët e Kosovës nuk ia kanë dhënë asnjëherë mandatin Qeverisë së Kosovës që të pranojë marrëveshje të tilla.
Me këtë Peticion qytetarët e Republikës së Kosovës të nënshkruar në këtë peticion, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet e datës 25 gusht 2015 të nënshkruara me Serbinë si dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi .