Hoxhë Zuhdi Hajzeri e tregon të vërtetën rreth tragjedisë në Mina – Mekë – Arabi Saudite?
Teolog Zuhdi Hajzeri, tani më një hoxhë guximtarë që u bë i njohur në Kosovë i cili e jep mendimin e tij për vehabitët si sekt I devijuar, gjithashtu është bërë shumë i favorizuar si mendimtarë i cili vë theks të veçantë argumenteve e jo paragjykimeve të cilat shkaktojnë urrejtje përçarje dhe mospajtimi në rrethin e myslimanëve në Kosovë e gjetiu. Kësaj radhe Hoxhë Zuhdiu në Facebook-un e tij ka shkruar dhe ka sjellë një hulumtim të rëndësishëm rreth tragjedisë së Mekës të Haxhit 2015.
Të nderuar, të dashurit e mi pse nuk
tregohet shkaku i vërtete i tragjedisë se mbytjes së 717 haxhive, tregoni botës
se shkaktar është një nga princat e Arabisë Saudite i cili ka shkuar të gjuaj
guralecët me mbi 150 truproja dhe me qindra tjerë përcjelljes ngase pjesa ‘VIP’
ku i gjuaj guralecët udhëheqësit ende nuk është rregulluar, kjo ka bërë që për
shkaqe “sigurie” të princit mijëra haxhilerëve i’u ndërrua drejtimi
e pastaj ata u ndeshen me haxhit e anës se kundërt e ta shkelin njeri tjetrin.
A thua siç po servohet gabim, paskan hyrë
rastësisht haxhit në atë rrugë, ku mbeten mbi 50 mijë polic e pastaj ushtar
sauditë, ku mbeten që në mesin e haxhinjëve secili grup e ka pas udhëheqësin që
sigurt e njeh gjuhën arabe, kanë ditur të lexojnë rrugët se nga duhet të
shkohet, kanë dite të kuptohen, dikush ju tha shkoni andej dhe sigurt kanë qenë
disa here në Qabe udhëheqësit e grupeve të haxhive.
Nëse Korea e Veriut i ka mashtruar popullin
e vet, në lojën e futbollit megjithëse atë botën nuk ka mundur ta mashtroj,
edhe ju autoritete atje ne Saudi nëse mundoheni të na mashtroni ne që nuk jemi
atje në ju themi se ne nuk jemi Kore e Veriut o të marre.
Çka të bëjnë tani dikush u çmend nga
thirrësit vehabi në Saudi ia la fajin Zotit, e dikush dreqit, po me se miri
gjuaje fajin haxhive tani janë të vdekur ata.
Portali Foltash.com