Suudi Arabie

Irani kritikoi Arabinë Saudite për rrëmujën në Mina

Irani publikisht e kritikoi Arabinë Saudite për paaftësinë dhe organizimin e dobët të haxhit në Meke. Televizioni shtetëror ka publikuar informatën se në mesin e të vrarëve në rrëmujën që ka ndodhur gjatë haxhit në Mina gjendet edhe ish ambasadori i Iranit në Liban Gazanfer Roknabadi.

Më së paku 134 haxhinjë iranian kanë vdekur në këtë fatkeqësi, ndërsa 354 akoma shënohen si të humbur, ceku televizioni shtetëror iranian. Për këtë shkak janë organizuar edhe protesta në Iran kundër udhëheqjes së dinastisë saude në Arabinë Saudite, lajmërojnë mediat iraniane.

Lideri suprem ajatollah Hamenei ka deklaruar se qeveria e Arabisë Saudite duhet të pranojë përgjegjësinë për fatkeqësinë në Mina të Mekës, në të cilin gjer tani kanë humb jetën 769 persona, sipas shënimeve më të reja të ministrisë së shëndetësisë saudite.”Qeveria saudite duhet të pranojë përgjegjësinë për incidentin e ndodhur në Mina të Mekës. Udhëheqja e dobët dhe aksionet e pamatura kanë shkaktuar këtë katastrofë”, ka cek Hamenei në deklaratën e tij.

Lideri suprem fetar saudit, është përgjigjur në akuzat e Iranit, duke cek se fatkeqësia ishte mbi kontrollin njerëzor. “ Ju nuk jeni përgjegjës për atë që ka ndodhur”, ka thënë shejhu Abdul Azizi, trashëgimtarit të fronit Muhamed bin Naxhefit pas takimit me të afër Mekës, ka transmetuar agjencioni saudit SPA të shtunën. “Duke parë se shumë gjëra nuk mund të kontrollohen, ju nuk jeni përgjegjës për të. Fati ishte i pashmangshëm”, ka thënë shejhu princit, i cili është edhe ministër i punëve të brendshme.

Mbreti i Arabisë Saudite Selmani, ka urdhëruar rishikimin e programit gjatë ditëve të haxhit, pas fatkeqësisë së ndodhur, kur dy grupe të mëdha të haxhinjëve kanë arrit në udhëkryqin në Mina, disa kilometra në lindje të Mekës gjatë rrugës të kryerjes së ritualit simbolik të gjuajtjes me gurrë të shejtanit.

Burimi: Al Jazeera