Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Lideri Suprem, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei: Ngushëllon për vdekjen e haxhinjve, deklaron zi kombëtare

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei në një mesazh ka shprehur  ngushëllimet për familjet e të afërmit e haxhinjve të vdekur në një rrëmujë jashtë qytetit të shenjtë të Mekës, në Arabinë Saudite.

Ndërsa autoritetet saudite kanë thënë se janë 717 të vdekur, kurse  zyrtarët iranian të Haxhit  thonë se afro 1300 haxhinj vdiqën në ikje nga një rrëmujë gjatë ritualeve të Haxhit në Mina , ditën e enjte.

Më shumë se 125 nga viktimat ishin shtetas iranianë.

Lideri Suprem në mesazhin e tij ka shpallur tri ditë zie kombëtare.

Ajetullah Sejjid Ali Hamenei tha se fatkeqësia ka krijuar një pikëllim të madh në Botën Islame.

Udhëheqësi e udhëzoi Organizatën e Haxhit të Iranit dhe përfaqësuesin e zyrës në Meke për të vazhduar përpjekjet e tyre për të ndihmuar haxhinjt  iranianë dhe të japin të gjithë ndihmën e mundshme për haxhinjt e vendeve të tjera.

Ajetullah Sejjid Ali Hamenei gjithashtu iu referua rolit të keqmenagjimit në incidentin që ndodhi, duke thënë:

Qeveria saudite është e detyruar të mbanë përgjegjësinë e vet të rëndë në këtë incident të hidhur dhe për të përmbushur detyrimet e veta në pajtim me rregullat e drejtësisë dhe të saktësisë.

Keqmenagjimi dhe masat pahijshme që ishin prapa kësaj tragjedie nuk duhet të neglizhohen, tha udhëheqësi në vazhdim. 

Burimi: IQNA News