Organizata e huaja në Kosovë, NDI, angazhohen për zbutjen e konfliktit përmes lidershipit.
Institutin Kombëtar Demokratik NDI ( Nacional Democratic Institute) në Prishtinë ka lansuar një program të ri me implementimin e një projekt dy vjeçar - 'Transformimi i Konfliktit përmes Lidershipit ne Bashkësi' . Janë formuar 5 grupe , njëri nga grupet përfaqëson Grupin Religjiozë të përbërë nga 15 persona , të cilët janë kryesisht përfaqësues të një mase apo komuniteti fetarë , që do të punojnë në projektet ndër-fetare dhe shumë projekte të kësaj natyre.
Pjesëmarrësit e Grupit Religjioz që janë të përfshirë në këtë projekt të NDI janë të nacionaliteteve dhe feve të ndryshme, pra të komunitetit shqiptar, serb, si dhe që të gjitha komuniteteve të tjera që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.
Qëllimi kryesor i Grupit Religjioz Ndërfetarë është angazhimi i tyre në programin e NDI-se në mënyrë që të
njoftohet më detajisht me vetë procesin e transformimit/zbutjes
se konfliktit dhe mënyrat se si te trajtohet një çështje e tillë dhe te
inicioje krijimin e praktikave te reja ndëretnike dhe të mbështes së
dialogut ndëretnik dhe nxis/rrit bashkëpunimin ne komunitetet e tyre
përkatëse.
NDI poashtu përmes programit është duke ndihmuar ne zhvillimin e partneritetit ne
mes te partnereve te saj qe janë dy organizata lokale dhe ato jane AKTIV
- organizate me veprim dhe jehone te gjere nga veriu i vendit si
dhe Democracy4Development (D4D) organizate tejet
profesionale me baze ne Prishtine. NDI do ndihmoje qe dy organizatat
ne fjale te bëhen model ne përmirësimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve ndëretnike
për organizata te tjera qe veprojnë ne kuadër te vendit.
Ndihma e NDI-se për dy organizatat nënkupton forcimin e kapaciteteve
institucionale të çdo organizate, duke përfshirë kapacitetin e menaxhimit
administrativ dhe programit, për implementimin e programimit mbi transformimin
e konflikteve.
Këtë grup religjioz e përbëjnë kryesisht teolog, klerik, katolik,
ortodoks, mysliman, shehlerë etj...të
gjithë janë të intersimit që përmes projekteve Ndër- Fetare të arrijnë deri te
solidarizimi dhe mirëkuptimi në idetë dhe supozimet, në mënyrë që të afirmohen
dhe të vlerësojnë vlerat e njërit dhe tjetrit religjion.