İran

Kryetari Hassan Ruhani uron kryetarët musliman për Kurban Bajram

Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani  në mesazhe të veçanta ka përgëzuar udhëheqësit e Botës Muslimane  me rastin e festës të Kurban Bajramit (festës muslimane të Kurbanit, duke shënuar fundin e sezonit të Haxhit), dhe shpreson në përpjekjet efektive për të kontrolluar dhunën dhe ekstremizmin në botë. 

Në mesazhet e tij të mërkurën, kryetari iranian i ka zgjeruar urimet e tij për shtetet dhe popujt musliman, si dhe homologët e tij në vendet islamike.

Mesazhet nënvizojnë se qeniet njerëzore kanë nevojë për qetësi dhe paqe, dhe shprehu shpresën se vendet islamike do të jenë në gjendje për të kontrolluar gjakderdhjen, dhunën dhe ekstremizmin dhe për të vendosur sigurinë përmes simpatisë, vëllazërisë dhe miqësisë.

Kryetari Hassan Ruhani gjithashtu uroi shëndet të mirë dhe sukses për të gjitha qeveritë muslimane dhe popujt muslimanë.

Iranianët e festojnë të enjten Kurban Bajramin, duke përkujtuar vullnetin e Profetit Ibrahimi (a.s.) për të sakrifikuar birin e tij, Ibrahimin, për Allahun.

Kurban Bajrami festohet sipas Kalendarit të Hixhretit, Kalendarit Hënor. 

Burimi: FNA