Gratë që kthehen nga ISIS-i janë të pa arsimuara dhe të varfra
Kosova, një shteti i ri në Evropë, është bërë e njohur për regrutimin e të rinjve në Siri, në radhët e ISIS-it. Në këto regrutime ka edhe mjaftë femra të martuara, por edhe prej atyre vajza beqare që kanë shkuar në luftë për ti dhënë motiv ushtarëve “muxhahidin”.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS),e mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka organizuar një tryezë nga u diskutua rreth sfidave në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, fenomen i cili ndikoi në pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës, si luftëtarë të huaj, në luftën e Sirisë dhe Irakut, duke përfshirë edhe gratë. Po ashtu u diskutua dhe për masat që duhet ndërmarrë në parandalimin e përhapjes së rrymave ekstremiste dhe radikale në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media.
Institucionet vendore dhe shoqëria civile duhet të bëjnë më shumë në rehabilitimin dhe ri-integrimin e grave kosovare të cilat kthehen nga luftërat prej Sirisë dhe Irak, u tha sot në tryezën kushtuar luftës kundër radikalizmit fetar që u mbajt në Mitrovicë
Diskutuesit në tryezë u shprehën kundër çdo lloji të diskriminimit të grave të cilat kthehen nga këto vatra të luftës.
Besa Ismaili nga Qendra Kosovare për Dialog tha se gratë kosovare që kthehen nga luftërat në Siri dhe Irak janë të varfra, të paarsimuara, të paragjykuara, të diskriminuara dhe të izoluara. Si rezultat këto gra nuk kanë asnjë mekanizëm që mund të jetë zëri i tyre”.
Arbana Xharra, kryeredaktore e gazetës “Zëri” tha se shtetit i mungojnë programet institucionale për t’u marrë me gratë që janë të përfshira në luftën e ISIS-it.”Mendoj që është koha për një narrativ ndryshe. Duhet t’i ndërrojmë imamët aty ku ka pasur shtrirje të kësaj ideologjie sepse nevojitet që të ketë imamë që ligjërojnë ndryshe nëpër disa xhami”.
Shqipe Mjekiqi, këshilltare e lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme tha: “Ne në MPB po përpiqemi që t’i identifikojmë faktorët që bëjnë që këto gra t’i bashkohen luftërave në Siri dhe Irak ngase vetëm në Kosovë po ndodh që gratë dhe fëmijët t’i bashkohen një lufte të huaj”.