Amerike

Universiteti Islamik në SHBA fillon vitin e ri akademik

Universiteti i parë i themeluar nga muslimanët për të vazhduar  studimet Islame në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar vitin e ri akademik, duke premtuar të jetë institucion kryesor në edukimin e dijetarëve të ardhshëm, duke përfshirë edhe imamët.

Ceremonia e hapjes e Respect Graduate School (RGS), e cila ofron një program të diplomuarve që çon në Master për Artet në Studimet Islame (MAIS), u ndoq nga përfaqësuesit e besimeve të ndryshme nga i gjithë vendi. Shkolla e të diplomuarve  është e vendosur në Betlehem, Pennsylvania, Sh.B.A.

Ceremonia filloi me Naxhib  Xhohnson, një student në universitet, me  këndimin e sures së parë të Kur’anit, El-Fatiha.

Patricia Robinson nga Seminari Teologjik Luteran  në Filadelfia, tha në ceremoni se prania e liderëve vizionar me këto lloje të projekteve është e rëndësishme dhe që ata do të kryejnë me përpjekje të përbashkëta për të dhënë shpresë për të cilën bota ka nevojë.

Ryan Mackenzie, një nga ligjvënësit Pensilvanisë, tha se ishte i nderuar që po merrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një institucioni i cili do të edukon  udhëheqësit e ardhshëm. 

Rektori i Universitetit, Süleyman Eris, tha se hapja e institucionit është ngjarje e shënuar sepse është sepse është hera e parë që muslimanët kanë  themeluar një universitet në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, duke shtuar se shumica e administratës së shkollës është e përbërë nga muslimanët. Ai tha se ka shumë universitete ku studiohet Islam, por pothuajse të gjitha universitetet janë të kontrolluara nga jomyslimanët.

Burimi: Todays Zaman