İran

Irani do të bëhet Qendër Botërore e Turizmit Hallall

Nënkryetari Iranit dhe Shefi i Organizatës  për Trashëgimi Kulturore, Zejtari dhe Turizmëm, Masud Soltanifar tha se organizata ka plane për ta bërë Iranin qendër botërore e turizmit hallall. 

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve IQNA, Masud Soltanifar tha se kushtet e mira që do të pasojnë pas marrëveshjes  bërthamore dhe heqja e sanksioneve kundër Iranit, si dhe qasjen pozitive të qeverisë në fushën e turizmit do të përgatisë terrenin për Iranin që të jetë destinacioni kryesor për turizmin hallall në botë. 

Ai vuri në dukje se sektori i turizmit i Iranit ka parë një rritje të ndjeshme në dy vitet e fundit, duke shtuar se një numër i madh i turistëve kanë vizituar Iranin nga vende të ndryshme, duke përfshirë edhe shtetet fqinje muslimane.

Me një fokus në turizëm hallall dhe vizita në vendet e shenjta, Irani do të shndërrohet në një destinacion kryesor për turistët myslimane, shtoi zyrtari.

Ai më tej theksoi se 50 për qind e të huajve që vizitojnë Iranin janë visitorë  që vijnë për të vizituar xhamitë e shenjta të Imam Rezait në Mashhad dhe të Hazreti Fatimes Masumeh në Kum.  

Masud Soltanifar më herët kishte thënë se mbi 5 milion turistë të huaj kanë vizituar objektet fetare, historike dhe kulturore të Iranit në vitin e kaluar iranian (21 Mars, 2014 - 20 Mars, 2015).

Për prejardhjen e turistëve, nënkryetari, Masud Soltanifar tha se rreth 1,6 milion prej tyre ishin nga Iraku, rreth 500,000 nga Arabia Saudite, Kuvajti, Bahrejni dhe shtetet të tjera jugore të Gjirit Persik, rreth 300 mijë nga India, Pakistani, Afganistani dhe shtetet e Azisë Qendrore.

Masud Soltanifar shtoi se turistët nga vendet perëndimore dhe të Azisë Juglindore kryesisht vizitojnë vendet tërheqëse historike dhe kulturore të Iranit

Burimi: IQNA News