Përfundimi i luftës në Siri do të ndërprenë valën e refugjatëve
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se duhet të përfundojë lufta në Siri që të mund të ballafaqohemi me një nga arsyet kryesore të ikjes së refugjatëve nga ky vend i përfshirë nga lufta.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar sot se Evropa mund të gjejë zgjidhje afatgjate për krizën e refugjatëve, ashtu që do të evitojë shkaqet nga të cilët njerëzit ikin në vende tjera, e jo me ngritjen e mureve. Merkelja ka shtuar se Bashkimi Evropian duhet të dërgojë sinjale, sikurse që është bashkëpunimi me Turqinë në mbrojtjen e kufijve të jashtme, por edhe të zgjidh probleme, sikurse që është ndihma jo e mjaftueshme për refugjatë, për shkak të cilës sirianët braktisin vendet për rreth saj.
“Nga kjo krizë refugjatësh kemi mësuar se të gjithë jemi të lidhur dhe se në jetët tona ndikojnë çfarëdo që ndodh diku në botë”, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel, pas takimit me kolegun e saj finlandez.
“Nuk do të mund të ndryshojmë gjendjen me ngritjen e mureve, por vetëm me evitimin e shkaqeve”, ka përfunduar Merkelja. Nga ana tjetër sot në Suedi është vrarë një refugjatë sirian, ndërsa tjetri është plagosur, ndërsa prokurorët dyshojnë në sulm racist ndaj refugjatëve sirian.
Burimi: sahar