Kulturë

Kursi për gazetarinë Kur'anore për femra është mbajtur në Kabul

Edicioni i parë i një kursi edukativ për gazetarinë Kur'anore është mbajtur për femrat afgane në Kabul.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Awa, kursi është organizuar nga Këshilli i Lartë Kur'anor i Afganistanit në bashkëpunim me Agjencinë e Lajmeve Awa.

Abbas Hassanzadeh, kryetari i këshillit, tha se më shumë se 40 femra nga rajoni kanë marrë pjesë në kursin e gazetarisë.

Pjesëmarrëset janë përzgjedhur nga radhët e studentëve të universitetit, të seminarit dhe mësueset e qytetit.

Ato që kalojnë me sukses kursin do të marrin certifikata nga Këshillit i Lartë i Kur’anit të Afganistanit.

Gazetaret e trajnuara do të mbulojnë lajmet Kur'anore dhe ngjarjet në pjesë të ndryshme të vendit.

Duke pasur parasysh rëndësinë e përhapjes së kulturës dhe mësimeve Kur'anore dhe Islamike, këshilli ka organizuar edhe kurse të ndryshme për të trajnuar mësueset në fusha të ndryshme Kur'anore, duke përfshirë leximin e Kur'anit, këndimin e Kur’anit, parimet Texhvidit,  përkthimin e Kur'anit, konceptet e Kur’anit, tha ai. 

Burimi: IQNA News