Art

Dijetarët Sauditë kundërshtojnë filmin 'Muhammedi (a.s): I Dërguari i Zotit’

Këshilli i Dijetarëve të Mëdhenj  të Arabisë Saudite pohoi se filmi Muhammadi (a.s.): i Dërguari i Zotit është një fyerje për Islamin dhe Profetin e Shenjtë, Muhammedin (a.s.).

Në një deklaratë, Këshilli i Dijetarëve bëri thirrje për ndalimin e filmit, duke pretenduar se ai përdhos Profetin e Shenjtë të Islamit dhe shokët e tij.

Këshilli i Dijetarëve të Mëdhenj, organi më i lartë fetar në Arabinë Saudite që këshillon mbretin mbi çështjet fetare, u kërkoi gjithashtu të gjithë muslimanëve që të bojkotojnë filmin dhe ta dënojnë.

Iranianët përshëndetën shfaqjen e parë të filmit Muhammedi (a.s.): I Dërguari i Zotit nga  Mexhid Mexhidi,  i nominuar për 

për Oscar, që u shfaqë  të enjten, më 27 gusht 2015.

Filmi, pjesa e parë e trilogjisë, për jetën e profetit Muhammed (a.s.), gjithashtu hapi edhe edicionin e 39-të të Festivalit Botëror të Filmit të Montrealit (MWFF) në të njëjtën ditë.

Disa dijetarë në Botën Muyslimane, megjithatë, e kanë kundërshtur  shfaqjen e filmit. Ata thonë se pamja e Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.) është haram (e ndaluar fetarisht).   

Për këtë ndërkohë  drejtori i filmit, Mexhid Mexhidi e ka rikonfirmuar kohë pas kohe, e ka përsëritur disa herë se pamja e Pejgamberi (a.s.) nuk shfaqet në film për shkak të shenjtërisë të karakterit sublim të të dërguarit të fundit të Zotit.

Burimi: IQNA News