Irani pjesë e zgjidhjes së çështjes siriane
Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë Frank Walter Steinmeier ka deklaruar se Irani duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së çështjes siriane. Ai në shkrimin me titull”Zgjidhni qorrsokakun në Siri” është ndal në krizën aktuale në këtë shtet, si dhe në pasojat e luftës qytetare në të. Kaluan më shumë se 4 vite që Siria ballafaqohet me luftën të formës më vrastare të kohës së sotshme e cila është duke e shkatërruar. Nëse dikush në bashkësinë ndërkombëtare gjer tani ka besuar se kjo luftë mund të injorohet, dhe të vazhdojë me rrjedhën e vet, ngjarjet të cilët janë në skenë gjatë disa javëve të fundit ka treguar se kjo nuk bën. Gjatë disa muajve të fundit numri i refugjatëve sirian po shtohet për ditë, dhe ka arritur në kufijtë e Evropës, duke ikur në vendet më të sigurtë nga sulmet e grupit të ashtuquajtur ISIS. Poashtu edhe shefi i diplomacisë çeke konsideron se Irani është i pashmangshëm në zgjidhjen e krizës siriane. Shefi i diplomacisë çeke Lubomir Zaoralek ka vlerësuar gjatë vizitës në Teheran se zgjidhja e krizës së refugjatëve nuk mund të zgjidhet pa zgjidhjen e luftës së Siri dhe Irak dhe se Irani dhe vendet tjera të cilët gjer tani nuk kanë qenë të angazhuar duhet të kyçen në zgjidhjen e çështjes siriane.
“Jemi pajtuar me kryetarin se në rast se duam të zgjidhim krizën e refugjatëve, duhet të fokusohemi në shkaqet bazike, do të thotë të konflikteve luftarake në Siri dhe Irak. Në rast se duhet të gjejmë zgjidhje politike në Lindjen e Afërt, duhet të bashkëpunojmë me të gjithë, e Irani duhet të jetë pjesë e kësaj zgjidhjeje”, ka thënë Zaoralek pas takimit me kryetarin iranian. “ Pa Iranin nuk mund të konsolidohet situata në Siri dhe Irak, burimet kryesore të krizës së refugjatëve”, ka thënë Zaoraleku dhe ka shtuar se SHBA-të dhe Evropa nuk mund të ndryshojnë dhe të luajnë rolin e aktorëve në rajonin e Lindjes së Afërt.
Burimi: irib.ir