Kulturë

Libri i Allameh Tabatabai botohet në Amerikën Latine

Një përkthim i librit Islami dhe Bashkëkohorja Njerëzore nga Allameh Muhammed Hussein Sejjid Tabatabai  është botuar në Amerikën Latine. 
Libri është përkthyer nga Islamologu kolumbian  Xavier Urubio nën mbikëqyrjen e Institutit Andishe Shark (Mendimi Oriental) i Arteve dhe  Kulturës. 
Instituti ka botuar më parë përkthimet e dy librave të tjerë të shkruara nga Allameh Tabatabai: Kur'ani në Islam dhe Hyrje në Islam.
Libri Islami dhe Bashkëkohorja Njerëzore kërkon të krijojë faktin se në bazë të mësimeve të Kur’anit, qeniet njerëzore janë monoteiste në thelb dhe se melajket e Allahut  kanë ardhur për të përkujtuar natyrshmërinë e tyre  monoteiste apo besimin në një Zot.  
Allameh Tabatabai (1903 - 1981) ishte një nga mendimtarët bashkohorë më të shquar të filozofisë  Islame. 
Ai është i famshëm për Tefsirin e tij el-Mizan, një vepër prej njëzet vëllimesh të komentimit të Kur’anit, të cilat ai ka shkruar nga 1954 deri më 1972.

Burimi: FNA