VV akuzon politikanët e Luginës: Po e legjitimoni Zajednicën e Vucicit në Kosovë
Tri komunat e Luginës, pra Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, kanë miratuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare të Luginës së Preshevës.
Ndërsa nga ana tjetër në Kosovë Lëvizja Vetëvendosje është duke punuar për ta penguar themelimin e këtyre Asociacioneve. LVV ka reaguar ndaj vendimit të sotëm
Këshilltarëve komunalë të tri komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Në reagimin e VV’së thuhet se politikanët e Luginës së Preshevës në këtë mënyrë po e legjitimojnë krijimin e Zajednicës së Vucicit në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje është shprehur se shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (PMB) janë popullsi autoktone që vazhdojnë të jenë të shtypur, diskriminuar e të shfrytëzuar pavarësisht ndërrimit të qeverive në Beograd. “Ata kanë të drejtë dhe detyrë që të organizohen dhe veprojnë për vullnetin, interesat dhe nevojat e tyre, për integrim e bashkim me njëri-tjetrin si dhe me Kosovën e Shqipërinë. Prandaj, ne e përshëndesim aktivitetin e tyre të sotshëm”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi ka dalë kundër vendimit të Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare në Serbi duke thënë se e gjithë kjo është bërë të larguar vëmendjen nga problemet e shumta në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.
Halimi, sipas medieve serbe, e ka përmendur Kryetarin e Preshevës Ragmi Mustafën ndaj të cilit ka pakënaqësi të shumta të qytetarëve, të cilët edhe kanë paralajmëruar një protestë më datën 18 shtator. Halimi ka thënë se Mustafa ka qenë i interesuar për një ngjarje të tillë që do ti linte në hije problemet. Ai ka theksuar se sot në Preshevë nuk është dëgjuar dicka e re pasi sipas tij, pjesëmarrësit e tubimit vetëm në mënyrë teorike kanë biseduar. Ai ka thënë se themelimi i Asociacionit është legjitim, por sipas tij,
këshilltarët nga partia e tij nuk kanë marrë pjesë pasi sipas Halimit ky vendim nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve.