Gjermani

Sirianët dhe shqiptarët , azilkërkuesit më të mëdhenj

Ministria e Brendshme  Gjermane vetëm për muajin gusht ka regjistruar listën e azilkërkuesve shqiptarë , ku është paraqitur një numër marramendës prej 8306 personave. Sipas kësaj analize Shqipëria mbetet e dyta pas sirianëve për nga numri i lartë i azilkërkuesve në Gjermani.
Edhe pse Gjermania ka bërë të qartë se do të ofrojë azil vetëm për qytetarët e vendeve që janë në luftë,  me këtë deklaratë shumë azilkërkuesve dhe atyre që kanë menduar të migrojnë nga  Shqipëria  në Gjermani, iu është shuar shpresat për azil kërkim  pasi që Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve që konsiderohen të sigurta.
Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker shpalli pak ditë më parë një listë të veçantë të BE-së për 7 vendet që i përcakton si të sigurta: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, 
Serbia, Bosnja, Kosova dhe Turqia. Sipas propozimit të zgjeruar të shpallur nga Juncker, qytetarët e këtyre vendeve do të përballen me deportime me procedurë të përshpejtuar, nëse kërkojnë strehim në Bashkimin Evropian.