Amerike

Bazat ushtarake amerikane në Gjirin Persik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një numër të madh të bazave
ushtarake në shtetet e pasura arabe të Gjirit Persik. Këto baza ushtarake 
amerikane gjenden në të gjitha shtetet e Gjirit Persik, përveç Jemenit, si në 
Bahrejn, Oman, Arabinë Saudite, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 
Kuvajt. 
Në Bahrejn gjendet selia e flotës së pestë të Shteteve të Bashkuara të 
Amerikës në të cilin janë të vendosur edhe pjesëtarët e forcave ushtarake 
detare britanike. 
Në Oman gjenden pesë baza ushtarake amerikane në bazë të 
marrëveshjes së nënshkruar në mes Omanit dhe Shteteve të Bashkuara të 
Amerikës. SHBA-të mund të shfrytëzojnë 24 qendra ushtarake omaneze. 
Në Emiratet e Bashkuara Arabe gjenden bazat logjistike në portet e 
Zajadit dhe Xhebel Alit në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në mes 
Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 
Në Arabinë Saudite janë të stacionuar rreth 500 pjesëtarë të ushtarëve 
amerikan në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në mes tyre me ç’rast 
SHBA-ve iu është lejuar të shfrytëzojnë 66 qendra ushtarake saudite. 
Në Kuvajt janë të stacionuar 30.000 ushtarë amerikan me pajisjen e 
tërësishme ushtarake, sikurse edhe 20.000 ushtarë britanik si dhe 8000 
ushtarë nga shtetet tjera perëndimore.
Në Katar është e vendosur baza ushtarake ajrore që nga viti 2003 në 
zonën Hor El Adid. Në këtë bazë ajrore ushtarake gjenden avionët luftarak të pajisur me raketa të ndryshme si dhe fluturaket pa pilot për qëllime përgjimi. 
Në qendrën ushtarake El Sile, janë të stacionuar 11.000 ushtarë amerikan, 
150 topa tipit M1 Abrams, 116 automjete blinduese tipit M2 Braskey si dhe 
112 automjete tjera ushtarake.