Amerike

Senati amerikan miratoi marrëveshjen nukleare me Iranin

Presidenti amerikan Barack Obama rezultatin e votimit e ka vlerësuar si hap historik drejt të ardhmes. Përpjekjet e republikanëve në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të refuzohet marrëveshja me Iranin e kanë parandaluar demokratët, ndërsa presidenti amerikan Barack Obama ka arrit ndoshta fitoren më të madhe në politikën e jashtme në gjashtë vitet e fundit të mandatit të tij. Senati i cili ka 100 anëtar, kundër vendimit për refuzimin e marrëveshjes për programin nuklear iranian  kanë votuar 40 demokrat dhe dy senator të pavarur, që është një vote më shumë nga numri minimal i nevojshëm që të parandalohet miratimi i propozimit.

“Ky votim është fitore për diplomaci, për sigurinë nacionale amerikane dhe sigurinë e botës”,  ka vlerësuar Obama në deklaratën pas votimit të cilin e ka quajtur ”hapin historik përpara”. Republikanët megjithatë porositin se lufta nuk është e kryer. Mitch Mc Connell, zyrtar i shumicës republikane në Senat, menjëherë ka ndërmarr hapa që këtë çështje Senati prapë të shqyrtojë me shpresë se ndonjë nga senatorët demokrat herën tjetër do të votojë ndryshe. “Javën e ardhshme prapë do të shqyrtojmë këtë çështje dhe të shikohet se a do të dëshirojë dikush të ndryshojë mendimin”, ka thënë i zemëruar me votim.

Kongresi amerikan sipas ligjit të cilin e ka nënshkruar Obama në maj, ka në dispozicion afatin prej 60 ditësh, i cili skadon me 17 shtator, të miratojë vendimin me të cilin refuzohet marrëveshja ndërkombëtare. Në rast se ky vendim miratohet dhe mbijeton vetoja e paralajmëruar e Obamas, ajo presidentit amerikan do të pamundësojë të shfuqizojë sanksionet amerikane ndaj Iranit, që është elementi kyç i marrëveshjes për programin nuklear iranian. Nuk ka, megjithatë, shenja se ndonjë nga senator demokkrat do të ndërrojë mendimin, ndërsa Harry Reid, lideri i demokratëve në Senat qartë është përgjigjur ” kjo çështje ka përfunduar”.

Propozimi i republikanëve është refuzuar përkundër fushatës intensive për refuzimin e marrëveshjes, për të cilin janë harxhuar 40 milion dollar, të cilin e kanë siguruar me shumicë grupet konservative pro izraelite.

Burimi: irib.ir