Nevoja për një diskurs të integruar fetar për përballjen me tekfirizmin
Dijetarët muslimanë dhe të krishterë të pranishëm një konferencë kombëtare në Liban theksuan nevojën për një diskurs të integruar fetar, si dhe shtimin e unitetin në mënyrë për t'u përballur me përhapjen e terrorizmit tekfirist.
Konferenca me titull Uniteti dhe lufta kundër Tekfirizmit, u mbajt të hënën, më 7 shtator 2015, në Libanin jugor.
Pjesëmarrësit në konferencë, gjithashtu, përkujtuan ata që ka luajtur një rol në forcimin e unitetit kombëtar në këtë vend arab, duke përfshirë Imam Musa Sadr, Allameh Fadlallah, dhe Shejh Hassan Halid.
Autoriteti fetar musliman shia libanez, Sejjid Ali Fadlallah, autoriteti fetar Maronit i krishterë, Xhon Xhones dhe autoriteti fetar musliman sunni, Myftiu Shejh Bilal el-Mala ishin në mesin e dijetarëve të cilët iu drejtuan konferencës.
Sejjid Ali Fadlallah në fjalën e tij paralajmëroi kundër komploteve të armiqve për të minuar unitetin e Libanit, duke i bërë thirrje libanezëve të qëndrojmë të bashkuar kundër armiqve.
Shejh Bilal el-Mala, gjithashtu, theksoi nevojën për rritjen e unitetit kundër terroristëve tekfiristë.
Autoriteti fetar i Krishter Maronite, Xhon Xhones në fjalimin e tij theksoi rolin e Imam Musa Sadr në promovimin e unitetit në Liban, duke thënë se Imam Musa Sadr ishte i pari i cili filloi takimet ndërfetare të dialogut në Liban.
Imam Musa Sadr dhe dy shokët e tij, Muhammed Jakub dhe Abbas Badreddin u rrëmbyen në muajin gusht, 1978, gjatë një vizite zyrtare në kryeqytetin e Libisë, në Tripoli.
Imam Musa Sadr ishte planifikuar të takohet me zyrtarët e qeverisë së diktatorit libian Muamar Gadafi.
Të tre burrat e shquar nuk janë parë më apo dëgjuar gjë për ta dhe fati i tyre është ende i panjohur edhe pas përmbysjes së regjimit të Gadafit në vitin 2011.
Burimi: IQNA News