Lugina paralajmëron asociacionin Daçiqi kërcënon Luginën
Kryetari
i Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se për formimin e asociacioneve shqiptare
në Luginë do të vendoset në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Këtë lajmë
dhe njoftim e thonë me gjithë bindje sepse ztr.Mustafa ka thënë se këtë ua
garanton edhe rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës në maj të 2013-ës.
“Ne kemi mbështetjen e Kosovës dhe të Shqipërisë, pasi këtë na e garanton rezoluta e Kuvendit të Kosovës dhe deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili në Preshevë pati deklaruar se shqiptarët e Luginës duhet t’i gëzojnë të drejtat sikur serbët në Kosovë”, ka thënë kryetari i Preshevës, duke shtuar se është e drejtë e shqiptarëve në këtë pjesë që të vendosin për vete.
“Ne presim mbështetjen dhe njohjen e Asociacionit nga autoritetet e Kosovës dhe të Shqiptarisë si dhe më pas edhe të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa.
Nga ana tjetër Daçiqi i kërcënon shqiptarët e Luginës së Preshevës duke ia tërhequr vërejtjen që të mos bëjnë paralele me Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë, duke formuar Asociacion e Komunave me shumicë shqiptare dhe që mos të luajnë me zjarr, se Serbia është e fuqishme. Dhe pastaj vazhdoi :
“Serbia me të gjitha forcat e veta, edhe diplomatike e edhe me mjete të tjera do të mbrojë interesat e popullit serb në Kosovë”, ka thënë ai.