Kulturë

Kopja e rrallë e Kur'anit në ankand shitet për 250.000 paund

Një kopje e Kur’anit që pritej për t’iu rritur çmimi në £1,500  u shitë  në ankand për 250.000 paund.

Kopja e Kur’anit, një libër i rrallë prej 410 faqesh, një dorëshkrim  nga kaligrafi i  shekullit  IXX-të, Jahja Hilmi Efendiu ishte blerë për 230.000 £ nga një blerës anonim jashtë shtetit.

Një  kopje xhepi  e Kur’anit, që mendohet të jetë shkruar nga kaligrafja femër, Shah Ummu Seleme, u shitë 18.000 £.

Të dyja veprat, të cilat ishin dhurata për shitësin nga punëdhënësi i tyre 20 vjet më parë, u shitën në Exeter, Devon, Britani.

Akconieri Richard Bearne, nga Bearnes, Hampton dhe Littlewoods, tha se libri besohet të jetë shkruar rreth vitit 1876 në Stamboll, ish Konstandinopoli,  raportoi BBC.

Në vitin 2014, është raportuar se një faqe e shkëputur  e Kur'anit, e cila është vlerësuar se do të shitet deri në $ 60 (rreth £ 40), u shitë për 86,000 $ (rreth 55.765 £).

Burimi: IQNA News